Fekter:Mbështesim Shqipërinë për vizat

Austria mirëpret të gjitha hapat që ka ndërrmarë Shqipëria dhe mbështet procesin e liberalizimit të vizave. Kështu është shprehur Ministrja e Brendshme e Austrisë Maria Fekter, gjatë një takimi me Ministrin e Brendshëm Lulzim Basha, në ambientet e kësaj ministrie.
Fekter ka deklaruar se nëse Shqipëria do i përmbush edhe kushtet e fundit, në vjeshtë do të marë atë që pret, pra rekomandimin për lëvizjen e lirë të qytetarëve.
Më tej ajo ka folur edhe për bashkëpunimet mes Austrisë dhe Shqipërisë, në fushën e sigurisë, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Ndërkohë nga ana tjetër Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, ka theksuar se Shqipëria tek Austria ka gjetur një vend aleat dhe mik si dhe bashkëpuntor në fushën e integrimit por dhe të sigurisë.
Gjatë këtij takimi, ministri i Lulzim Basha ka shprehur vullnetin e mirë për të qenë pjesë e akademisë ndërkombëtare për antikorrupsion.