Provimet me zgjedhje, ngujohen 18 mësues

Provimet me zgjedhje të cilat do të jepen nga 42 mijë maturantë po afrojnë, kështu që në orën 10:00 të ditës së mërkurë pranë agjensisë së vlerësimit të arritjeve janë ngujuar 18 mësues të cilët do të hartojnë tezat e këtyre provimeve.
Këta të fundit do të qëndrojnë aty deri në orën 14 të datës 30 qershor kur është edhe koha e përfundimit të provimeve me zgjedhje. Provimi do të nisë në orën 10:00 dhe do të zgjase për katër orë.
Ashtu si edhe në provimet e tjera të gjithë nxënësit duhet të kenë me vete dokumetat e identifikimit, ndërkohë që nuk do të lejohen të komunikojnë me njëri tjetrën. Pasi të kenë përfunduar këtë provim dhe të kenë marrë pergjigjet e të katra provimeve të dhëna,dy të detyrueshmeve dhe dy me zgjedhje. Maturantët do të mund të plotësojnë formularin A2 për degën që dëshirojnë të vijojnë studimet e larta në bazë të sistemit Meritë -Preferencë.
Nxënësit sivjet e kanë më të thjeshtë të plotësojnë këtë formularë për shkak se, ndryshe nga vitet e tjera ata do të dinë së çfarë dege kanë mundësi të fitojnë në bazë të pikëve të mara në provime .