Felaj: Bregu gënjeu, të japë dorëheqjen
"Majlinda Bregu gënjeu për deklaratën e saj të pasurisë duke pretenduar se bashkëshorti i saj ishte dorëhequr që në 2009 nga kompania MIA International, e madje shkeli edhe ligjin duke urdhëruar manipulimin e dokumenteve në QKR", theksoi sot deputetja e PS-së, Ermonela Felaj.
Sipas saj, tashmë Bregu duhet të japë dorëheqjen për të gjitha akuzat e bëra publike që implikojnë atë në afera korruptive.
"Majlinda Bregu gënjeu në lidhje me hidrocentralet e marra në koncesion nga kunati i saj Hektor Ajazi në kulmin e fushatës elektorale në 2009 duke thënë se bëhet fjalë për një hidrocentral të vetëm. Por tani që i madh e i vogël e ka marrë vesh se bëhet fjalë jo për një, por për plot dhjetë hidrocentrale me një fitim potencial prej 323 milion eurosh, zonja Bregu nuk gjen guximin të thotë një fjalë", vijoi ajo.
Më tej, Felja shtoi se "zonja Bregu gënjeu në lidhje me aksionet e zotit Hektor Ajazi në kompaninë që ka marrë në koncesion këto dhjetë hidrocentrale, duke deklaruar se ai zotëron vetëm 15% të aksioneve, por s' i është ndjerë më zëri pas publikimit të dokumenteve që provojnë se kunati i saj zotëron 30% të aksioneve në një kompani të cilës qeveria ku bën pjesë Majlinda Bregu i dhuroi 323 milion euro".
Në fund të deklaratës, deputetja e opozitës u shpreh se në çdo vend të botës, një ministre e zhytur në korrupsion, do ishte dorëhequr me kohë.