E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, bien në pus 4 persona të një familjeje, dyshohet për viktima

Një tragjedi ka ndodhur pak minuta më parë në një familje në një fshat të Tiranës. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Pezë Helmës të kryeqytetit ku 4 pjestarë të një familjeje kanë rënë në një pus.
Dyshohet se në fillim ka qënë një prej fëmijëve të kësaj familjeje i cili ka rënë në pus dhe pjestarët e tjerë në tentativë për ta shpëtuar kanë rënë edhe ata brenda në pus.
Ndërkohë dyshohet se dy nga fëmijët e kësaj familjeje nuk kanë mundur dot të shpëtojnë por ende nuk ka informacione të sakta. Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet përn zbardhjen e ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›