Felaj: Bregu t’i përgjigjet sinqerisht shqiptarëve
Deputetja socialiste deklaroi se ministrja e Integrimit e pranoi përfshirjen e kunatit të saj, vëllait të bashkëshortit, si aksioner në koncesionin për ndërtimin e një numri hidrocentralesh.
Në formatin e pyetjeve, Felaj iu drejtua ministres Bregu: “Nga të dhënat e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit të Biznesit, na rezulton se kunati juaj deri më sot është marrë me biznes diskosh dhe mobiliesh. Më saktësisht, shtetasi Hektor Beqir Ajazi është pronar dhe përfaqësues ligjor i firmës ‘ZIPPO’ dhe firmës ‘HEKTOR AJAZI’. Duke qenë se mesa dimë ne, dollapët dhe muzika nuk kanë lidhje me prodhimin e energjisë hidrike, a mendoni zonja Bregu se përveç të qenit kunati i ministres, Hektor Ajazi ka pasur ndonjë kualifikim tjetër për të përfituar koncesionin e hidrocentraleve?”
Pyetja e dytë e deputetes Felaj ndaj ministres Bregu ishte se, nëse është plotësisht e sigurt se kunati i saj është aksioner vetëm me 15 për qind në vetëm një hidrocentral, dhe se koncesioni në fjalë parashikon ndërtimin e veç një hidrocentrali, apo më shumë se kaq?
"Së treti, zonja Bregu, dje përjashtuat kategorikisht lidhjen e bashkëshortit tuaj, Namik Ajazi, me ndonjë kompani aktive në fushën e energjisë. Zonja Bregu, jeni e sigurt për këtë deklaratë tuajën? E keni pyetur mirë bashkëshortin?”, ishte pyetja tretë e deputetes socialiste.
Felaj i sugjeroi ministres Bregu të konsultohet edhe njëherë me kunatin dhe bashkëshortin, që më pas t’i kthejë shqiptarëve një përgjigje më të sinqertë se ajo e djeshmja.
“Tani zonja Bregu, po ju drejtohem si grua dhe si nënë. Unë në profesion jam juriste dhe nuk do të heq dorë së denoncuari të gjitha rastet korruptive të kësaj qeverie, ku ju bëni pjesë. Ndërkohë, ju bëni mirë të mos vazhdoni të villni baltë e vrer nga goja, por të nxirrni nga barku lepurin e korrupsionit që po shkatërron e përvetëson çdo pasuri të shqiptarëve”, theksoi në fund të deklaratës së saj deputetja socialiste Ermonela Felaj.