Felaj: Prifti përfitoi milionat nga aferat korruptive
Deputetja socialiste, Ermonela Felaj u shpreh sot se Prifti ka emëruar anëtar të Këshillit Mbikëqyrës të Operatorit të Sistemit të Transmetimit kushëririn e ministrit të Shëndetësisë, Petrit Vasili.
“Pra, Dritan Prifti merr detyrën e tij si Ministër i Ekonomisë në 17 shtator 2009 dhe vetëm një javë më pas, në 23 shtator 2009, ai emëron kushëririn e ministrit Vasili, biznesmenin Rasim Hamzaraj anëtar të Këshillit Mbikëqyrës të OST. Nuk duhet harruar se OST është një monopol i qeverisë, i drejtuar nga Dritan Prifti si Ministër i Ekonomisë dhe Energjetikës”, është shprehur ajo.
Felaj tha më tej se tre muaj më vonë, ministri Prifti i ka shitur biznesmenit të sipërpërmendur aksione me vlerë 2.5 miliard lekë. “Kjo është shkelje e hapur e ligjit për konfliktin e interesit dhe afera korruptive nuk mbaron këtu. Prifti i Saliut dhe Dritani i Ilirit nuk na thotë dot si i bëri 1.8 milionë euro. Jemi të sigurt që s'na thotë dot gjë edhe për këtë anëtar bordi të kompanisë shtetërore të transmetimit të energjisë, të cilin e ka pagator, ortak në biznes, bashkëpunëtor në ministri si edhe ndërlidhës partie mes tenderave të shëndetësisë e aferave të energjisë”, vijoi ajo.
Deputetja tha më tej se për të gjitha këto, prokuroria dhe kryeministri heshtin. “Ne e dimë që Prifti s'ka përgjigje as për 1.8 milionë eurot, as për tatimin e papaguar të fitimit, as për kushëririn e Petrit Vasilit që tenderat i merr tek shëndetësia dhe lekët i shton tek ekonomia, sepse të dyja i ka partia, LSI-ja”, vijon deklarata.