E Shtunë, 31 Tetor 2026

Poloni,dyshime për atentat ndaj ish-Presidentit Kaczynski

"Ne do të analizojmë çdo hipotezë, veçanërisht atë të sulmit terrorist me natyrë kriminale'', deklaroi Antoni Macierewicz, një deputet radikal nacionalist i partisë ''Ligj dhe Drejtësi'' (PIS), që do të drejtojë grupin e punës.

Avioni ''Tupolev 154'' që transportonte më 10 prill presidentin, Lech Kaczynski, bashkëshorten e tij dhe zyrtarë të tjerë polakë u rrëzua në Smolensk duke vrarë të 97 persona.

Ish- ministri polak, Macierewicz, përdori shprehjen “krimi në Smolensk” dhe nënvizoi se do ta zhvillonte edhe më vonë këtë tezë kur grupi i tij të ketë përfunduar punimet.

Iniciativa e konservatorëve u bojkotua nga Partia Liberale në pushtet si dhe opozita socialdemokrate.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›