E Diel, 1 Nëntor 2026

Felaj Prokuroria te hetoje tre apartamentet e padeklaruara te ministres Bregu



Eneida Jacaj

Deputetja e Partise Socialiste Ermonela Felaj ka sjelle dje fakte te tjera mbi mosdeklarimin e pasurise se ministres se Integrimit Majlinda Bregu. Felaj i ka bere thirrje Prokurorise te hetoje tre apartamentet e ministres Bregu te stadiumi Qemal Stafa te cilat nuk figurojne ne deklarimin e pasurise se ministres por vetem ne ate te bashkeshortit te saj. Por Felaj kerkoi qe te hetohet edhe cmimi real i tre apartamenteve ne fjale. Deputetja socialiste theksoi se ministrja Bregu ka shkelur ligjin Per deklarimin e pasurive te zyrtareve i cili e detyron ministren Bregu se bashku me bashkeshortin te deklarojne pasurine.
Deklarata
Pasi u informuam se ne baze te ligjit Antimafia Prokuroria per Krime te Renda vendosi te perfshinte ne hetimet per pasurite e familjes Prudentino edhe pasurite e ministres Bregu deshirojme te veme ne vemendjen e Prokurorise dhe nje prone tjeter te ministres se Integrimit te padeklaruar nga ajo - u shpreh Felaj duke deklaruar Apartamentet e Majlinda Bregut prane stadiumit kombetar Qemal Stafa nuk figurojne fare ne deklarimin e pasurise se ministres por vetem ne ate te bashkeshortit te saj. Kjo eshte nje shkelje flagrante e ligjit Per deklarimin e pasurive te zyrtareve te cilet detyrohen te deklarojne dhe pasurite e bashkeshortit/es qofshin keto brenda ose jashte Shqiperise.
Cmimi
Deputetja Felaj ka hedhur dyshime mbi cmimin e vertete te te tria apartamenteve te ministres Bregu. Ajo u shpreh se ne deklarimin e pasurise se bashkeshortit te saj vlera me te cilen jane blere apartamentet eshte 530 euro per meter katror por Felaj e ka krahasuar ate me cmimin e references se apartamenteve i cili tregon se cmimi ne deklaraten e pasurise te mos jete i vertete. Edhe nese e injorojme kete shkelje te ligjit mes deklarimit te pasurise se bashkeshortit te Majlinda Bregut dhe realitetit ka nje ndryshim vertet te madh. Ne deklarimin e pasurise se bashkeshortit te ministres rezulton qe vlera me te cilen jane blere apartamentet te jete 530 euro per meter katror. Sipas cmimit te references cmimi per apartamente banimi ne te njejten zone e kalon dyfishin e kesaj vlere 1300 euro per meter katror nderkohe qe vlera e tregut eshte 2000 euro metri katror pra afer katerfishi i asaj qe bashkeshorti i ministres se Integrimit ka deklaruar prane organeve kompetente - deklaroi Felaj.

Akuza
Partia Socialiste e ka akuzuar ministren e Integrimit Majlinda Bregu se kunati dhe motra e saj kane lidhje biznesi me djalin e nje mafiozi Anxhelo Prudentino djali i Albino Prudentonos. Nga ana e saj ministra e Integrimit Bregu ka pohuar se e motra dhe kunati i saj kane pasur lidhje biznesi me italianin Anxhelo Prudentino i ati i te cilit u arrestua pas urdhrit te leshuar nga Gjykata e Leces per veprimtari te karakterit mafioz. Bregu ka deklaruar se njeriu me te cilin ata lidhen biznes ishte pa precedente penale. Nga selia roze kane ardhur edhe me pare te tjera akuza ne drejtim te ministres Bregu. Partia Socialiste ka publikuar kontraten koncesionare e cila provon se kunati i ministres se Integrimit Hektor Ajazi ka marre me koncesion pa tender ndertimin e 10 hidrocentraleve te vogla. Pra jane dhene me koncesion per 35 vjet hidrocentralet - Borove Sebisht Nr. 2 Prodan Nr. 4 Prodan Nr. 5 Okshtun Nr. 6 Okshtun Ekologjik Ternova Nr. 7 Lubalesh Nr. 9 Lubalesh Ekologjik dhe Gjorice Nr. 10.

Rama ne Vlore Ne duhet te ndryshojme modelin e qeverisjes

Nen moton Largohu Shqiptaret kerkojne transparence drejtesi zhvillim kreu i Partise Socialiste Edi Rama kesaj here eshte ndalur ne Vlore. Rama shpjegoi se pse socialistet kerkojne largimin e qeverise. Per cdo aspekt te jetes sone qe duhet te ishte me mire nderkohe qe per fat te keq po bejme hapa mbrapa per vete domosdoshmerine qe kemi qe te dalim nga kjo gjendje e cila rendohet dita-dites nderkohe qe nje grusht njerezish pasurohen cdo dite e me shume nuk e ekzagjerojme po te themi qe eshte faji i Sali Berishes dhe per kete arsye ne duhet ta largojme ate dhe qeverine e tij nga rruga e shqiptareve dhe e Shqiperise drejt Europes - tha Rama. Kryesocialisti Rama tha se socialistet duhet te ndryshojne modelin e qeverisjes. Dhe modeli i qeverisjes qe propozon Rama mund te permblidhet me fjale te thjeshta ne nje qeveri qe mendon per popullin. Ne duhet te ndryshojme modelin se si e qeverisim kete vend dhe ti japim vendit nje qeveri qe te gdhihet dhe te ngryset me mundin e brendshem per te qene sa me e drejte me njerezit e ketij vendi - tha Rama.

11 Tetor 2010

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›