E Shtunë, 31 Tetor 2026

Felaj dorezon padine Bregu Rama ndersen grate

Deputetja e Partise Socialiste Ermonela Felaj depozitoi dje ne prokurori permes avokatit te saj kallezimin penal ndaj ministres se Integrimit Majlinda Bregu dhe bashkeshortit te saj Namik Ajazi per kercenimet publike. Sipas Felajt Namik Ajazi e ka kercenuar personalisht dhe familjarisht ne nje lokal. Deputetja socialiste duke denoncuar ne Panorama kercenimin me jete qe kishte marre nga bashkeshorti i ministres se Integrimit Namik Ajazi tha se ai ishte bere per shkak te detyres. Ermonela Felaj deputetja e qarkut te Beratit mbajti peshen kryesore te akuzave te Partise Socialiste ndaj ministres Bregu dhe bashkeshortit te saj per perfitime e parregullta nga koncesionet ne hidrocentralet lokale. Sipas Felajt kercenimi eshte bere ne nje nga lokalet e kryeqytetit ku ajo shoqerohej dhe nga dy kolege te saj. Nderkaq ministrja e Integrimit Bregu iu pergjigj denoncimit te deputetes socialiste ne Parlament duke thene se kreu i PS-se Edi Rama ka nxitur ndersimin dhe sulmin e grave kunder grave ne politiken shqiptare. Nuk ka ndodhur asnjehere ne kete Parlament te pakten qe nga 2005-a kohe prej te ciles une bej pjese qe nje grua me shpifjet e fabrikuara per 2 muaj rresht ne partine e saj te shpife per nje grua per ta eliminuar ate nga skena politike. Nuk ka qene asnjehere ky parimi i grave ne kete Parlament perkundrazi me ndihmen e kolegeve burra jemi munduar te perfshijme sa me shume gra ne politiken shqiptare u shpreh ministrja Bregu.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›