PER PIRAMIDENPS braktis Kuvendin per6 kushte per Berishen
ZBULOHET PRIJEKTI I PARLAMENTIT TE RI/Opozita ka braktisur dje punimet e Kuvendit pas debateve mes Rucit dhe Berishes per shembjen e piramides. Pasi Kryeministri akuzoi kreret e PS se duan te mbrojne trashegimine e Enverit Ruci i eshte pergjigjur me 6 kerkesa maxhorances duke braktisur seancen. Ne kushtet e PS perfshihen anullimi i projektit per Parlamentin e ri te piramida mosnjohja e votimit per mandatin e Beqjes pergjigja per oferten e Rames per kutite dhe distancimi nga kercenimet ndaj deputeteve Felaj e Tahiri. Zbulohet projekti per kompleksin e ri parlamentar 351 mije euro per konkursin. Zyra luksoze restorante bare parking nentokesor dhe apartament 250 metra katrore per kreun e Kuvendit
Kreu i qeverise denoi qendrimin e opozites per kompleksin e ri parlamentar duke e akuzuar ate se kerkon te mbroje te kaluaren
enveriste te vendit. Me te njejten gjuhe eshte kunderpergjigjur edhe kreu i grupit parlamentar te PS-se Ruci. Ne fund te replikes se tij opozita braktisi sallen e Kuvendit duke i lene edhe disa kerkesa maxhorances. Ruci kerkoi nga maxhoranca zbardhjen e vrasjeve te dy zyrtareve te PS ate te ish-deputetit Fatmir Xhindi dhe kreut te komunes Terthore Veseli. Njekohesisht u kerkua te anulohet vendimi per kompleksin parlamentar shpalljen nul te vendimit per mandatin e deputetit Beqja dhe pranimin e ofertes se PS per reformen zgjedhore. Duke debatuar per piramiden ne qender te Tiranes ku pritet te ndertohet ndertesa e godines se re Berisha tha se PS po mbron kultin e diktatorit Hoxha. Ju nuk po mbroni ndertesen as muret po mbroni kultin e tij dhe e beni kete me nje regji absolutisht te ndertuar ne menyren me djallezore. Kryetari juaj zgjodhi edhe nje nga momentet solemne te jetes se njeriut te nesermen e dasmes per te bere apologjine e krimeve te Enver Hoxhes sepse te mbrosh trashegimin e tij do te thote te besh apologjine e krimeve monstruoze. E doni ju kaq shume ngrijeni maketin para selise suaj po te doni ngrijeni por shqiptaret mos i fyeni. Njelloj si zonja e zeze qe kerkoi plackat personale pikerisht aty e keni hallin ju tek reliket dhe sherret personale te tij. Shkoni merrjani asaj dhe i mbani po deshet si nuska tha Berisha. Nga ana e tij Ruci u kunderpergjigj duke deklaruar se i vetmi politikan qe ka lidhje me ish-diktatorin eshte kryeministri Berisha. Leri keto se qe nga une i pari qe ta kam thene qe ne 1991 e deri tek i fundit ne kete salle i majte dhe i djathte nuk kane pasur te bejne absolutisht ne asnje sekonde te jetes se tyre me Enverin perkundrazi ti po Ne ate muze dhe ne ate relike qe ju kerkoni te marrim leje te vejusha e Enverit po ti marrim do te gjejme dhe nje fotografi personalisht tenden ne shtepine e Enverit tha Ruci.
Kerkesat e PS
Kreu i grupit kuvendor te PS Gramoz Ruci ne parashkrimin e kerkesave per maxhorancen u shpreh se nga ky moment opozita largohet derisa ju te jepni keto pergjigje e te beni keto reflektime qe une ju parashtrova. Por Ruci nuk beri te qarte nese opozita do te kthehet serish ne Kuvend apo do te vijoje nje bojkot te ri ndaj Parlamentit. Pas largimit te opozites Berisha u ktheu pergjigje deputeteve ne largim te opozites. Duke iu kthyer Rucit kreu i qeverise tha se sapo degjuan qytetaret shqiptare Kryeministrin potencial per vitin 2025. Ai u shpreh me tej se oferta e opozites per hetimin e zgjedhjeve po studiohet megjithese theksoi se kerkesat jane te vjetra. E kam deklaruar dhe e deklaroj se jam absolutisht i gatshem te numerohet cdo vote te ndryshoje cdo rezultat me te vetmin kusht qe duhet te vendose gjykata pasi vendimi i Kolegjit Zgjedhor eshte i prere dhe perfundimtar. Ky vendim mund te ndryshohet vetem ne Gjykaten e Strasburgut dhe per Gjykaten e Strasburgut ne vitin 2001 kur Gjykata Kushtetuese shqiptare i mori disa mandate opozites OSBE/ODHIR-it i sugjeroi opozites ti drejtohet Strasburgut tha Berisha. Ai me tej u shpreh se votimi ndaj mandatit per deputetin Beqja ishte i rregullt.
Debati Berisha-Ruci dje ne parlament
Sali Berisha Ju ketu ne kor ne union me Nexhmije Hoxhen e Ramiz Aline dhe kot nuk i keni ftuar ne ato llozha atje siper tju shoqerojne te ndjekin fjalimet tuaja patetike per mauzoleret e diktatorit. Ju nuk po mbroni ndertesen as muret po mbroni kultin e tij dhe e beni kete me nje regji absolutisht te ndertuar ne menyren me djallezore. Kryetari juaj zgjodhi edhe nje nga momentet solemne te jetes se njeriut te nesermen e dasmes per te bere apologjine e krimeve te Enver Hoxhes sepse te mbrosh trashegimin e tij do te thote te besh apologjine e krimeve monstruoze. E doni ju kaq shume ngrijeni maketin para selise suaj po te doni ngrijeni por shqiptaret mos i fyeni. Aq sa ti fyente shtatorja qe e permbysem 20 vjet me pare po kaq i fyen mauzolemi. Ajo qenka trashegimia juaj e cmuar do te rrini pa te merrni maketin dhe vendoseni para selise tuaj. Njelloj si zonja e zeze qe kerkoi plackat personale pikerisht aty e keni hallin ju tek reliket dhe sherret personale te tij shko merrjani asaj dhe i mbani po deshet si nuska. Si ka mundesi qe ju parlamentare pasi e miratuat dhe pasi dhate konsensusin dilni ne kor kunder tij duke e ditur se vendi juaj eshte i vetmi vend ne Europe qe nuk ka nje ndertese te plote per Parlamentin. Mbrojtja e Enver Hoxhes qe i beni ju ketu eshte e papranueshme.
Gramoz Ruci E kuptoj qe paske siklet te madh zoti Berisha sot megjithate une nuk do te bie ne provokime por me lejoni tju jap pergjigje per problemet qe ngritet dhe per hallet e medha te cilat pret ky vend dhe ky popull te degjoje nga kreu i ekzekutivit i cili per fat te keq ne kete rast jeni ju. Une do te flisja ne kete seance kur diskutohet procesverbali dhe pa dashur e papritur per cudi ti rimore temen e nje vendimi qe Parlamenti ka marre ne seancen e kaluar per ngritjen e nje kompleksi te ri parlamentar. Zoti kryeminister ju e rimoret kete teme dhe doni te beni demagogjine e radhes dhe sulmin e radhes ndaj opozites. Nese kujtoni se po krijoni ndonje kompleksim te saj dhe po fitoni ndonje akuze politike per vete gaboheni zoti kryeminister Ne Shqiperi madje ne bulevardin qe thoni ju jane bere ndertime ne tre momente. Keto i ka bere o fashizmi o Zogu o Enveri ne qofte se do i referohemi. Madje te karrigia qe je ulur zotrote kane qene kryeministrat e Enverit 50 vjet. Karrigia qe ishe ulur te premten zoti kryeminister ne tryezen ku mblodhe parite politike pikerisht ne ate karrige ne ate vend ne ate salle ne ato tavolina jane bere gjykime e vendime te shokut Enver sic i bere ti keto dite. Karrigia qe ulesh ti zoti kryeminister ne sallen ku ben mbledhjet e grupit tend parlamentar dhe jep direktiva te zgjuara per Shqiperine ulej Enveri ne cdo plenum te Komitetit Qendror. E pra i dashur leri keto se qe nga une i pari qe ta kam thene qe ne 1991 e deri tek i fundit ne kete salle i majte apo i djathte nuk kane pasur te bejne absolutisht ne asnje sekonde te jetes se tyre me Enverin ndersa ti po Ne ate muze dhe ne ate relike qe ju kerkoni te marrim leje te vejusha e Enverit po ti marrim do te gjejme dhe nje fotografi personalisht tenden ne shtepine e Enverit.
Sali Berisha Sapo degjuan qytetaret shqiptare kryeministrin potencial per vitin 2025. Ne pjesen e pare te ekspozese se tij me rikujtoi nje film gjerman ne te cilen nje zonje mbeti skllave e nje kujtimi. Kjo zonje beqare pati fatin qe ne vitet e rinise se saj te kishte nje te dashur i cili quhej Ali. Problemi ishte se me te gjithe miqte qe erdhen me pas i dukeshin te gjithe Ali dhe pavaresisht se mund te quhej Ditri Vilhelm Mark apo Edgar qe te gjitheve u drejtohej me Ali. Keshtu dhe z.Ruci gjithcka e lidh me Enverin madje edhe foltorja i duket si e diktatorit eshte kujtimi qe e ka pushtuar.
Gramoz Ruci Se dyti hodhet disa miliona ne mos gabohem ndihme nga qeveria greke 6 milione euro grand per piramiden teater. Ku vajten U zevendesuan pllakat e mermerit me pllaka majelike tualeti dhe ne menyre te papritur thuhet se do te hidhen dhe keto 6 milione Se treti bete kete salle para 6 muajsh dhe nja 800 mije euro. Kush tallet me parate e qytetareve dhe taksapaguesve shqiptare Nuk keni pare asnje reagim pse ju vu kesaj qendre nderkombetare emri Pjeter Arbnori plotesisht te merituar. Por juve ju ngacmon shume edhe emri Pjeter Arbnori duhet ta fshini dhe Pjeter Arbnorin se ju ben hije Pjeter Arbnori. Ai qe aq kohe sa ishte gjalle e quajten Mandela e Shqiperise dhe e late te vdiste si askushi ne mes te Italise si jetim. Sot e gjashte dite nuk keni asnje pergjigje perkundrazi keni derguar dje nje shkrese provokative. Ne vend te ktheni pergjigje te mbeshtetur ne vullnetin e munguar politik tuajin ketu e mbi nje vit thoni te ngrihet tavolina e eksperteve te partive politike per te bere reformen zgjedhore.
Sali Berisha Se dyti zoteria shtroi pyetje dhe u largua. Por une ne respekt te socialisteve dhe mbeshtetesve te Partise Socialiste dua te qartesoj se propozimi qe ka sjelle z.Rama ne tryeze po studiohet seriozisht dhe eshte studiuar ndaj dua te theksoj ketu se propozimi mbante daten 15 shtator. Megjithate absolutisht nuk e shmanga per ta hedhur menjane si nje propozim te konsumuar te cilit i ishte kthyer pergjigje por e mora dhe po e studioj me vemendje te madhe. Une kam besim ne kuadrin e ofertes qe beme e cila te shtrijne hetimin deri dy muaj para zgjedhjeve te pergjithshme parlamentare te qershorit te vitit 2013 per ti dhene gjithe kohen e duhur gjykatave sepse ne kete kerkese Rama shkruan se komisioni duhet te beje hetim te pakufizuar dhe une jam per hetim pa asnje kufizim.
Gramoz Ruci A e dini ju se cndodh me parlamentin tuaj Radhen e pare per mandatin e deputetit te opozites Beqaj e keni ne procesverbalin e sotem eshte shkelur Kushtetuta rregullorja dhe eshte quajtur i miratuar nje vendim i Parlamentit qe eshte NUL. Pasi sic deklarohet nga procesverbali dhe tabulatet e dala nga salla e ketij Parlamenti kane qene 140 deputete ku kane votuar 70 deputete pro kerkeses suaj dhe pjesa tjeter kunder abstenim ose nuk kane dashur te votojne.
Sali Berisha Lidhur me disa ceshtje te tjera qe z. Ruci ngriti ketu dua ti them se per mandatin ka nje votim elektronik me gjurme te pandryshueshme dhe spekulimi eshte shume i pandershem. Kane qene 70 vota per ta nisur ne Gjykaten Kushtetuese jo per ta hequr sepse se ka Parlamenti kete kompetence por per tia percjelle Gjykates Kushtetuese dhe kane votuar 67 kunder 70 vota pro 2 abstenime dhe nje perfaqesues i PS me karte elektronike nuk ka votuar. Pse nuk ka votuar Po ku ta di une se cfare i tha mendja ne ate moment nuk hyj dot ne psikologjine e tij.
Gramoz Ruci shte vrare nje deputet i opozites zoti kryeminister eshte vrare nje komunar perfaqesues i opozites ne Kukes dhe e kuptoni te dy me te njejtin skenar. Ne prag te shtepise te dy naten. Te dy ne prag te zgjedhjeve politike dhe ne ato lokale. Dy krime te pazbuluara. Shpallni NUL vendimin per mandatin e deputetit Beqaj. Anuloni vendimin per ngritjen e kompleksit te ri parlamentar dhe ndiqni procedurat kushtetuese parlamentare te mbeshtetur ne nje debat parlamentar. Me asistence dhe konkurse te eksperteve nderkombetare dhe te vendosim si nje parlament serioz per te. Ktheni pergjigje per oferten e opozites per te bere reformen zgjedhore dhe per reformat e munguara pastaj. Distancohuni per aktin e dhunshem ndaj deputetes se re Ermonela Felaj. Merrni masa per deputetin i cili ka kercenuar me jeten ne komision te ligjeve Saimir Tahirin. Jepni nje pergjigje per dy vrasjet e dy perfaqesuesve te opozites. Qe ta kuptoni se keto nuk jane shakara dhe demagogji e radhes zoti kryeminister dhe zoterinj te maxhorances ne pritje te kthimit te pergjigjes dhe te reflektimit tuaj per keto gjera kardinale per jeten politike dhe sociale te vendit. Nga ky moment opozita largohet derisa ju te jepni keto pergjigje e te beni keto reflektime qe une ju parashtrova.
Sali Berisha Persa i perket vrasjeve jane akte te shemtuara kriminale dhe absolutisht qeveria e te gjitha agjencite kane bere dhe do te bejne te gjitha perpjekjet per vendosjen para ligjit te krimineleve te ketyre akteve. Sikunder ne menyre absolute nuk eshte paraqitur dhe nuk ekziston ende fakti me i vogel se Xhindi apo kryetari i Komunes se Terthores kane pasur problem politik apo jane atakuar per probleme politike. Kjo nuk ju sherben kjo eshte abuzim njelloj si me Kosta Trebicken. Perdorja e te vdekurve per qellime politike eshte makabritet.
Erald Kapri