E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vjedhja e laptopit reagon Ministria e Jashtme

Nje dite pas publikimit nga Top Channel Ministria e Jashtme sqaron ne nje njoftim per shtyp se pretendimi qe me humben e ketij kompjuteri eshte kompromentuar komunikimi me shifer i ministrise me perfaqesite eshte i pavertete.

Ministria sqaron se secila perfaqesi eshte e pajisur me kete teknologji komunikon me MPJ me celesin e vet te kriptuar te individualizuar te ndryshem nga celsat dhe kodet e perfaqesive te tjera.

Humbja e ketij kompjuteri sqaron ministria nuk ka asnje ndikim te asnje lloji apo natyre mbi sigurine e sistemit te komunikimit te klasifikuar.

Sqarohet gjithashtu se kompjuteri nuk mund te perdoret sistemi i shifrimit nuk mund te abuzohet dhe materialet e ruajtura ne te nuk mund te lexohen pa futur kodet perkatese te cilat ne asnje rast sipas ministrise sone nuk kane rene ne dore te keqberesve.

Po ashtu ministria ben kujdes te theksoj se pretendimi se eshte vene ne rrezik siguria e dokumentave te NATO-s eshte absolutisht i pavertete.

Ne fakt kronika e nje dite me pare ne Top Channel nuk e ngrinte nje pretendim te tille.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›