Felini vjen në Shqipëri. La dolce vita në sallen Nënë Tereza

Eshte shpallur nga Instituti Italian i Kultures java e kineastit te njohur italian Federico Felini. Ne 50-vjetorin e filmit “La dolce vita” i njohur ne te gjithe boten dhe i transformuar ne simbol te jetes dhe kultures italiane, Felini vjen edhe ne Shqiperi. Sonte ne mbremje, spektatori shqiptar do te kete mundesi te shohe variantin origjinal te “La dolce vita”.
Po ashtu neser ne mbremje homazh ndaj kineastit do te jete shfaqja e baletit “I bislacchi”. Roberto Chiesi, nje nga kritiket me te njohur te filmave te Felinit rrefen edhe ne ditet e sotme magjine qe percjell “La dolce vita”.
“Jane filma magjike qe nuk mund te ezaurohen kurre, pasi sa here qe i sheh, zbulohet nje sfumature e re, nje detaj i ri, nje element i ri. Edhe kjo ne fakt vlen jo vetem per “La dolce vita”, por edhe per te gjithe kinemane e Felinit qe ka qene krijues dhe autor i asaj qe ka bere. “La dolce vita” eshte i rendesishem pasi hapi fazen me vizionare te kinemase se atyre viteve. Besoj se gjeja me origjinale estetikisht dhe artistikisht e veprave te Felinit eshte ajo qe fillon me ‘La dolce vita’, e per te vazhduar deri ne fund te krijimtarise se tij” tha Chiesi.
Ndersa ne date 6 maj ne TOB, nje koncert me muzike te Nino Rotes, te marre nga filmat “La dolce cita”, “Giulietta degli spiriti”, “La strada”, “Le notti di Cabiria” do te shfaqet homazh ndaj regjisorit te madh.
Vilma Masha
Azhornuar së fundi ( e hënë , 03 maj 2010 ) < I mëparshmi