Projekti për Beratin shmang rrezikun
Nje nga problemet me te medha e me rrezik te larte per popullsine ne lagjen poshte kalase se Beratit do te zgjidhet shpejt fale nje projekti qe synon zgjidhjen perfundimtare te tij. Rreziku permanent qe paraqet masivi i shkembit ne kalane e Beratit do te mund te evitohet fale nje projekti qe do te zbatohet prej ministrise se Turizmit dhe Kultures ne bashkepunim strukturat lokale.
Drejtori i Trashegimise Kulturore ne Ministrine e Kultures, Olsi Lafe, tregon detajet e ketij projekti si dhe financimin qe do te marre edhe restaurimi i monumenteve te tjera kulturore ne qytetin qe eshte ne listen e pasurive boterore te UNESKO-s.
“është bërë një projekt tashmë për evitimin e të gjithë pasojave që pati rënia e një fragmenti të murit rrethues të pjesës perëndimore të kalasë së Beratit. është miratuar një projekt shumë i madh dhe pritet miratimi i një projekti tjetër që ka të bëjë me qendrën historike të Beratit, në 3 lagjet karakteristike. I pari është për një seri çatish të monumenteve të kulturës të cilat, të paktën nga ana teknike për ata që e ndjekin fushën e restaurimit të monumenteve, nëse përfundon një çati shumë mirë ke të garantuar një jetëgjatësi shumë të madhe të monumentit” thotë Lafe.
Lafe shpjegon se si Butrinti e Gjirokastra ashtu dhe Berati (te tre site te mbrojtura nga UNESKO) duhet te kene te njejtin kujdes, por kjo gje nuk mund te behet pa mbeshtetjen dhe sensibilizimin edhe te strukturave lokale.
“Ekziston një mendim se UNESKO nuk jep financime për qendrat pasuri botërore të njerëzimit. Përkundrazi, kjo nuk është e vërtetë. UNESKO ka dhënë në vijimësi dhe gjatë viteve. Ka një historik të shkëlqyer të ndërhyrjeve madhore për të shpëtuar vlera të trashëgimisë botërore të njerëzimit” thotë Lafe.
Sipas Lafes UNESKO si dhe vendet anetare te saj mund te financojne jo ne problemet teknike por sidomos ne studimet dhe orientimin e projekteve per site te ndryshme qe jane ne listen e pasurive te njerezimit.
Mira Tuci