E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Greva e urisë, veprim ekstrem

Ilir Meta e sheh si një veprim ekstrem grevën e urisë së 22 kolegëve socialiste dhe shpreh keqardhjen për këta të fundit. Nga konventa e LRI-së, kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim i ka drejtuar gjithashtu ftesën për të bashkëpunuar me maxhorancën.

“Unë dua të shpreh keqardhjen time më të thellë për grevën e urisë. Natyrisht që është e drejta e tyre të zgjedhin edhe këtë formë ekstreme, të sakrificës për pretendimet që ata kanë, por kjo nuk më ndalon dot mua që t’I ftoj edhe një herë për dialog me maxhorancën dhe me qeverinë” tha Meta.

Një gje të cilën kreu i LSI-së, njëkohësisht ministri i Jashtëm, bëri të qartë ishte se nuk do interferohet në kushtetutë dhe se partitë duhet të shfrytëzojnë energjitë për të parlament.

“Që të gjitha forcat politike në vend duhet të angazhohen në rradhë të parë në parlament dhe të angazhohen në mënyrë pozitive” tha Meta.

Në dhjetor të 2008, disa depuetët të LSI-së përfshirë dhe kryetarin Meta, u futën në një grevë urie 9 ditore, pikërisht për zgjedhjet e qershorit 2009.

Elona Gjylmi < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›