E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirane gjimnazit Petro Nini i rikthehet shkelqimi

TIRANE- Nje prej gjimnazeve te njohur ne Tirane Petro Ninit ka perfunduar se rikonstruktuar duke i kthyer shkelqimin e dikurshem. Kryetari i Bashkise se kryeqytetit Edi Rama ka qene sot paradite per te marre pjese ne perurimin e godines.
Bashkia eshte perpjekur ti riktheje ketij gjimnazi shkelqimin e dikurshem tha Rama qe e cilesoi kete shkolle nje nga simbolet e arsimimit te te rinjve te Tiranes qe ka pasur qe ne ditet e para te saj ne te shkuaren e larget nje shkelqim te vecante. Rikonstruksioni perfshiu ndertimin e nje sistemi teresisht te ri dhe modern ngrohje nje palester te re e klasa te reja.

Ne shkollen Petro Nini Luarasi ku aktualisht mesojne 1500 nxenes kane studjuar mjaft figura te shquara ne politike qeverisje dhe jetes shoqerore.

Rikonstruksioni teresor preku nje siperfaqe prej 1600 m2 qe siguron kushte komode per zhvillimin e procesit mesimor konfigurimin e hapesirave sportive dhe kulturore instalimin e rrjetit te ri elektrik furnizimit me uje rrjetit telefonik dhe internetit sistemin e ngrohjes qendrore mbrojtjes kunder zjarrit me standarde evropiane. Pjese e rikonstruksionit te shkolles u bene dhe fasadat e godines sistemimi i oborrit sigurimi i mjediseve te pershtatshme per nxenesit e mesuesit.
s.g/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›