E Diel, 1 Nëntor 2026

INSTAT Shqiptaret shpenzojne me shume per te jetuar

TIRANE- Shqiptaret po shpenzojne gjithnje e me shume per te jetuar. Sipas te dhenave te Institutit te Statistikave kostoja e jeteses ne vend eshte rritur dhe inflacioni ka arritur ne 3.5 duke shenuar nje rritje prej 1. 3 kundrejt te njejtes periudhe ne vitin e kaluar.

Ne rritjen e kostos te jeteses ka ndikuar kryesisht shtrenjtimi i ushqimeve. Sipas INSTAT indeksi i grupit te ushqimeve dhe pijeve joalkoolike shenon nje rritje prej 1.7 . Brenda ketij grupi rritja me e madhe verehet tek frutat. Rritje jane shenuar dhe ne cmimet e pijeve alkoolike dhe te duhanit si dhe cmimet e karburanteve me 0.1 .

Ne inflacionin e muajit gusht eshte reflektuar dhe rritja e cmimit te ujit te pijshem me 1.9 gje qe ka ndikuar ne rritjen e kostove te grupit qira uje lende djegese dhe energji. Niveli 3.5 i inflacionit ndodhet brenda objektivit te parashikuar nga Banka e Shqiperise. Edhe pse ndjeshem me i larte se i ai i nje viti me pare.

Pak dite me pare Guvernatori i BSh-se Ardian Fullani deklaroi se gjate muajve te ardhshem pritet stabilitet i cmimeve pasi sipas tij faktoret qe ndikuan ne rritjen e inflacionit si zhvelersimi i lekut apo ndikimi i cmimit te lendeve te pare ne bursa jane kalimtare.
s.g/NEWS24/Balkanweb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›