E Shtunë, 31 Tetor 2026

Femija qe jeton me veshken e tezes

Sulltana Shkreli, 45 vjec, duket ne pamje te pare fare normale. Ajo ka nje shtepi, familjen e saj dhe si miliona shqiptare te tjere, mundohet te ece perpara ne jeten e veshtire te njeriut te thjeshte te fshatit.

Sot ajo ka ardhur te takoje ne fshatin Shtoj te Shkodres, nipin e saj 13 vjecar.

Askush nuk e di, por keta dy njerez jane lidhur me njeri-tjetrin nga nje histori e rralle sakrifice, dhimbjeje dhe dashurie.

Gjithcka nisi 13 vite me pare. Babai i 13 vjecarit Sadam Bekovi e mban mend mire.

“Kaloi nje temperature te larte mbi 40 grade qe kur ishte 8 muajsh. Kishte kaluar melingjit dhe i kishte kapur veshken”, thote babai i Sadamit.

Nje femije qe e kalon jeten ne pavionet spitalore, Sadam Bekovi ishte vazhdimisht ne fije te perit. I gjendur perballe nje drame te tejzgjatur familjare, fisi i Bekovit, vendosi te gjeje nje zgjidhje perfundimtare per femijen e vet. Nje transplant.

 “Une e kisha shume te veshtire dhe megjithate mora iniciativen qe te jepja veshken, edhe pse nuk kombinoi”, u shpreh e ema.

Situata ishte dramatike. Nese dikush nuk dilte garant te dhuronte veshken e tij, femija rrezikonte te vdiste.

“Kam bere grupin e gjakut pa e ditur motra. Dhe vendosa qe te ma bejne transplantin vetem qe ai te shpetonte jeten”, shprehet teze Sulltana.

Te heqesh organin jetesor nga trupi nuk eshte nje vendim i lehte. Ky nuk eshte nje vendim qe i perket vetem personit qe e dhuron.

Teze Sulltana ndihet e lodhur, por e gezuar. Jeta e saj nuk eshte si me pare, por rendesi ka qe nipi i saj i vogel tashme ndihet mire me shendet.

“Nuk ndihem keq, por ndihem e lodhur kur punoj”, thote ajo. Djali i familjes Bekovi tani eshte nxenes ne shkollen e muzikes “Prenk Jakova”, ne qytetin e Shkodres. Endrra e tij me e madhe eshte qe te behet nje muzikant i famshem.

“Qe kur ishte i vogel shikonte televizorin dhe fillonte te kercente sipas muzikes”, shprehet e ema e tij.

I ndergjegjshem se jeta e tij eshte nje dhurate qe pakkush mund te ta beje, vete Sadam Bekovi thote se e ka kuptuar vleren e saj.

“Une ndihem shume mire pas transplantit me ndihmen e tezes dhe te Zotit te madh. Tezen do ta dua me shume se nenen time”, thote Sadami.

“Dua te behem pianist, kjo eshte deshira ime”, shton ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›