E Diel, 1 Nëntor 2026

KAH, vlerëson zgjedhjet në Shqipëri

Komisioni amerikan i Helsinkit zhvilloi të martën në Kongresin amerikan një seancë lidhur me sfidat, me të cilat përballen vendet e Ballkanit Perëndimor.
Lidhur me zgjedhjet e 28 qershorit, në Shqipëri zv.ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit Xhons tha se Shqipëria bëri përparim të dukshëm krahasuar me zgjedhjet e mëparshme, duke përfshirë përmirësimet në regjistrimin e votuesve, kartat e identitetit dhe kornizën ligjore. Xhons u shpreh se "Sipas vlerësimeve të ODHIR-it, zgjedhjet e 28 qershorit përmbushën shumicën e standarteve".
Zgjedhjet në Shqipëri i përshëndeti edhe përfaqësuesi suedez, Bjorn Lyrvall i cili u shpreh se "Shqipëria ka ecur gradualisht drejt integrimit evropian, proces ky që ka marrë hov gjatë viteve të fundit. Në takimin e ministrave të jashtëm të BE-së këtë muaj ne shpresojmë të arrijmë një marrëveshje për t'ia kaluar kërkesën e Shqipërisë për anëtarësimit komisionit përkatës".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›