E Diel, 1 Nëntor 2026

Fëmijëri mes vdekjes, vogëlushët që punojnë duke pastruar varrezat

—-Nga Dorina Bilbili—-

Të vdekurit nuk mund të vajtojnë për drejtësi. Është detyrë e të gjallëve të bëjnë atë!

Lois McMaster Bujold

Tiranë- Në fakt ky proverb u dedikohet atyre që kanë humbur jetën nga krimet apo padrejtësitë shoqërore dhe që kërkojnë drejtësi, të cilën duhet ta bëjnë të gjallët.

Por ne do të tregojmë këtu një histori që që flet për padrejtësi ndaj të gjallëve, në emër të të vdekurve. Shfrytëzimi i fëmijëve është një fenomen masiv në botën e varfër, anë e mbanë globit. Por në Tiranë nuk flitet thjeshtë për shitës cigaresh, punë në bujqësi, apo në ndonjë fabrikë. Ne kemi takuar fëmijët që punojnë në varreza, mirëmbjatës varresh. Një punë horror që e kryejnë mes konkurencës të miturit nga 8-15 vjec, për një pagesë qesharake nga të afërmit e të vdekurve.

IDEA ka biseduar me dy të mitur të cilët fundjavave ose gjithë verën e kalojnë në varrezat e “Sharrës” në Tiranë, duke u kujdesur për varretduke pastruar barërat, larë mermeret apo duke shërbyer përgjithçka kanë nevojë të afërmit e të ndjerëve që prehen atje.

E shndërruar në një qytezë ku bashkon të gjallë e të vdekur, “Sharra” mbledh qindra familje që kanë zbritur nga zonat e thella të vendit, falë migracionit kaotik dhe mes punëve të shumta që bëjnë fëmijët, është edhe kujdesi për varret.

Shtëpi fare pranë një epitafi varri, vogëlushë që luajnë pranë tyre, të tjerë që punojnë e një antenë televizori mbi pemët e qeparisit, janë shenjat që të shfaqen menjëherë mes luleve të shumta e bizneseve funerale kur shkel në këtë ambjent në periferi të kryeqytetit.

10 vjeçari me iniciale J.T, gjatë pushimeve të verës dhe fundjavave, i rrëfen IDEA-s se punon në këtë vend. Me një sqepar në duar për të hequr barin e varreve ai të afrohet sapo të sheh: Tjua pastroj barin? Keni nevojë për një bidon ujë?

Ai thotë se shkon në shkollë por punon për të ndihmuar familjen sepse i ati është i papunë ndërsa e jëma punon në një fabrikë këpucësh. 10-vjeçari na tregon me ndroje se ka edhe një motër më të vogël e se familja e tij ka zbritur nga Peza në Kombinat ku edhe jetojnë.

Atij nuk i pëlqen shumë të tregojë për punën që bën por thotë se gjithçka e kryen për të ndihmuar familjen në vështirësi ekonomike.

Çdo ditë vjen këtu ti?

Jo(dhe hesht për pak). Vij fundjavave.

Kush të ka nxjerrë këtu?

Babi

Po prindërit punojnë?

Jo babi nuk punon, kurse mami punon në fabrikë të këpucëve.

Po motra e vëllezër ke?

Kam një motër 4-vjeçare.

Me çfarë vjen këtu?

Vetëm vi, me autobus vij, skam frikë.

A shkon në shkollë?

Po shkoj

Çfarë dëshiron do të bëhesh kur të rritesh?

Unë sportistfutbollist shkoj edhe në stërvitje.

Po ske frikë të qëndrosh këtu mes varreve?

.nuk flet e merret me shpejtësi me heqjen e barishteve pranë një varri.

Këtë dramë fëmijërie mes varrezave e përjetojnë edhe dhjetra fëmijë si ky djalë. A.G është 14-vjeçari nga Tropoja i cili e ka shtëpinë fare pranë varrezave të “Sharrës”, ai na tregon se punon po ashtu për të ndihmuar familjen me nëntë antëtarë, 7 prej tyre fëmijë. Ai na thotë se trishtohet nga ambjenti por ai dhe të tjerët janë mësuar me këtë mjedis sepse skanë mëse mbijetojnë.

Sa ditë punon këtu?

Vij çdo ditë, në dimër shkoj edhe në shkollë.

Të pëlqen shkolla? Çdo bëhesh kur të rritesh?

Unë të betohem që mësoj, kur të rritem dua të bëhem muzikant kam paison bit box-in.

A punojnë prindërit e tu?

Jo asnjëri, unë dhe një vëlla pak më të madh punojmë të dy këtu.

Ku banon?

Ja tek ajo shtëpia në kodër, (dhe tregon një vilë trekatëshe aty pranë). Por sështë e jona, është e dajes, por ai është emigrant dhe na e ka lënë pa qira. Ne skemi shtëpi në Tiranë. Kemi vetëm një tokë në Tropojë.

Sa fëmijë jeni?

7 fëmijë, e të gjithë duam të hamë, ndaj punoj unë dhe vëllai.

Po prindërit pse spunojnë?

Nuk gjejnë punë.

Sa lekë arrin të fitosh në ditë?

Ka ditë 3 mijë lekë, ka ditë që dal thatë fare.

Kujt ja jep lekët, babit?

Jo mi çfarë babi ti lozë kuqe e zezë (bixhoz), ja jap mamit.

Po çfarë ndjen në këtë ambjent?

Të them të drejtën prekëm shumë kur njerëzit qajnë, por ç’të bëj jam mësuar.

Në këtë fëmijëri që po rritet mes vdekjes psikologët thonë se mund të gjenerojë agresivitet dhe sjellje devijante në një moshë më të rritur. Pasi ata kanë nevojë për shoqerizim e të mbahen sa më larg një fenomeni që nuk arrin dot të shpjegohet në psiqiken e tyre.

Fëmijët që jetojnë e punojnë pranë varreve në “Sharrë” në vend të lojërave të moshës zihen me njëri-tjetrin për territoret që zotërojnë e sakaq vendosin çmime për shërbimet e tyre.

Të tjerë të mitur shesin lule, qirinj apo qëndrojnë në bizneset e ndërtimit të varreve në hyrje të varrezave të “Sharrës” teksa drama më e madhe përcihet nga goja e një 5-vjeçari kur na tha para se të largohej me topin e tij: Mua më pëlqen më shumë të rri këtu sepse luaj me topsesa të shkoj në kopësht.

Këta fëmijë kanë nevojë për drejtësi. Prindërit i shfrytëzojnë, ndërsa të vdekurit nuk mund të bëjnë gjë.

femije-duke-shitur-lule femije-duke-shitur-ne-sharr femije-mes-varreveve femije-ne-varreza-1

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›