E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza greke, liderët qeveritar në luftë të ashpër me masat jopopullore

Greqi- Kryeministri Antonis Samaras dhe partnerët e koalicionit të tij do të takohen sërish në mesin e kësaj jave në një përpjekje për të finalizuar një paketë të ashpër masash prej 11.5 miliardë eurosh përpara kthimit të planifikuar të së premets të delegatëve të trojkës së kreditorëve ndërkombëtar të Greqisë.

Siç raporton sot e përditshmja greke “Ekathimerini” bisedimet nuk kanë gjasa të zhvillohen përpara të mërkruës pasi ministri i Financave Yannis Stournaras ka planifikuar një vizitë në Berlin ku do t’i prezantojë paketën homologut gjerman Wolfgang Schaueble.

Përveç paketës së shkurtiveme, Samaras dhe partnerët e tij të koalicionit presin të diskutojnë qëndrueshmërinë e barrës së borxhit të vendit si dhe përpjekjet për të goditur evazionin fiskal të shfrenuar.

Në komentet e së dielës në “To Vima”, ministria e Financave tha se sigurimi i lëvrimin të një kësti 31.5 miliardë euro hua mbetet qëllimi kryesor i Greqisë edhe pse autoritetet do të përpiqen ta bëjnë paketën e shkurtimeve sa më të drejtë të jetë e mundur. “Ne duam që ky proces i dhimbshëm të jetë ndikuar nga një logjikë e kosto-përfitim dhe efektivitetit dhe për barrën e masave që do të ndahen sa më drejtësisht të jetë e mundur”,- tha ministria greke.

Por dy partnerët e koalicionit ‘Samaras ‘- kreu i PASOK-ut Evangelos Venizelos dhe ai i së Majtës Demokratike Fotis Kouvelis – thuhet të kenë dyshime serioze në lidhje me disa nga shkurtimet e propozuara, duke përfshirë shkurtime për të ashtuquajturat paga të veçanta të kategorive të caktuara të shërbyesve civil, heqja e shtesës e shkurtimin e  pensionëve. Planet për shkurtime për pagesat e pushimeve të nëpunësve civilë janë gjithashtu jopopullore.

Punonjësit e policisë dhe forcave të tjera të sigurisë – që i përkasin kategorisë së pagave të veçantë – janë duke planifikuar veprime proteste gjatë kësaj jave. Nëpunësit e zyrës tatimore kanë kërcënuar edhe ata me grevë mbi shkurtimet e planifikuara – veprim që do të dëmtonte përpjekjet për të goditur evazionit fiskal dhe për të rritur të ardhurat.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›