Femijet behen deputete festojne 1 Qershorin ne Kuvend
Salla e seancave plenare të Kuvendit u mbush sot plot me fëmijë, të ftuar për t’ju uruar festën e 1 Qershorit.
“Dita e fëmijëve, - tha kryeparlamentarja Jozefina Topalli, është një festë shumë e veçantë.
Sepse të gjithë ne festojmë, sepse të gjithë ne, prindër, mësues, politikanë, kemi qenë fëmijë dhe brenda vetes jemi shpesh fëmijë.
Ne jemi fëmijët e prindërve tanë, ju jeni fëmijët tanë.
Kjo është një ditë kur vërtet dhe ne rilidhemi me fëmijën brenda nesh, kujtojmë fëmijërinë tonë dhe kështu ju kuptojmë më mirë të gjithë juve.
Ju jeni kaq të qeshur dhe buzëqeshja juaj është ilaçi më i mirë.
Fëmijëria është diçka shumë e bukur dhe e papërsëritshme.
Ju jeni kaq të mirë, kaq të bukur sa e mbushët këtë sallë me energji pozitive dhe besoj se politikanët që do vijnë të ulen pas jush në ato karrige do ta ndjejnë magjinë që ju përcillni”.
Duke shtuar se fëmijë janë reth 1 milion e 400 mijë dhe ata përfaqësojë realisht mbi 1/4 e popullsisë.
“Te ju fillojnë të drejtat e gjithsecilit prej nesh, te fëmijët varet e ardhmja e kombit dhe e gjithë botës
Se sa shumë do të eci Shqipëria nesër varet nga sa shumë do mësoni ju sot.
Duhet këmbëngulje.
Nuk është e thënë të bëni të gjithë mjekë, inxhinierë, mësues, politikanë, por e rëndësishme është që atë që e bëni ta bëni sa më mirë dhe të gjithë bashkë ta bëni këtë parlament dhe këtë vend shumë herë më të mirë se sot”, iu drejtua ajo më pas fëmijëve.
Duke shtuar se ajo që ata mund të bëjnë për vendin është që të mësojnë, sa më shumë.
“Prindërit tuaj, mësuesit tuaj, unë, të gjithë ne do bëjmë ç’është e mundur që t’ju krijojmë të gjitha kushtet që ju të rriteni të lumtur.
Unë ndihem mirë që për herë të parë u miratua në parlament edhe një ligj i mirëfilltë për fëmijët dhe unë do bëj gjithçka që ky ligj të zbatohet pikë për pikë”, e mbylli fjalën e saj Topalli.
Nga ana e tyre, fëmijët kaluan një ditë ndryshe të ulur në karriget e deputetëve dhe qeverisë.