Islami Ne grupin e PS-se ka dhe deputete te tjere kunder bojkotit te Kuvendit
“Në grupin parlamentar të Partisë Socialiste ka deputetë të tjerë që janë kundër bojkotit të Parlamentit”.
Deklarata është e Kastriot Islamit, i cili së bashku me deputetin tjetër Andis Harasani, vijuan dhe këtë të enjte të dalin jashtë vendimit të grupit, duke qenë të pranishëm në seancë plenare.
Islami tha se shpresonte që socialistët të dëgjojnë partnerët ndërkombëtarë dhe raportin e komisionit të Monitorimit në Këshillin e Evropës, i cili ndër të tjera, kritikon ashpër bojkotin e opozitës.
Islami u bëri gjithashtu thirrje kandidatëve për Tiranën që të shprehen qartë se do ta njohin si të drejtë vendimin e Kolegjit Zgjedhor të Apelit.
Por një tjetër motiv që e bën Islamin të jetë i pranishëm në sallën e Kuvendit kundër vullnetit të drejtuesve socialistë është dhe vendimi qe prite të japë të premten Kolegji Zgejdhor për garën e Tiranës.
Islami përcjell mbështetje për trupën e 8 gjyqtarëve të zgjedhur me konsensusin e palëve, përfshirë dhe atë të Partisë Socialiste.
Islami u bën thirrje dy kandidatëve Basha dhe Rama që të shprehen qartë se do të pranojnë rezultatin që do të japë Kolegji Zgjedhor.
Që në ditën e zgjedhjeve, Lulzim Basha, kandidati i koalicionit të Partisë Demokratike ka deklaruar se do të njohë çdo rezultat dhe se mbështet numërimin e çdo vote të qytetarëve të Tiranës.
Në këtë situatë, duket se apeli i Islamit drejtohet me shumë tek kreu i forcës së tij politike Rama, që të shprehë po kaq qartë besimin e tij tek drejtësia e vendimeve të Kolegjit Zgjedhor.
Në daljet e tij publike, Rama i ka bërë thirrje Kolegjit ta shpallë si të vlefshëm vetëm rezultatin që nxori Ramën fitues me 10 vota, kur procesi nuk kishte përfunduar, ndërkohë që votat e rregullta për kreun e bashkisë, por të hedhura në kutitë e tjera si dhe votat e kontestuara ende nuk ishin numëruar.