E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha fton biznesmenet Ejani investoni Shqiperia ju ofron kushte te favorshme

Kryeministri Berisha zhvilloi sot, një takim me një grup biznesmenësh shqiptaro-amerikanë të kryesuar nga Harry Bajraktari.

Gjatë këtij takimi, Berisha i njohu biznesmenët me potencialet e jashtëzakonshme që ofron Shqipëria për investime në fusha të ndryshme, në kushtet e një klime të favorshme lehtësuese në ndihmë të biznesit vendas dhe atij të huaj.

Në këtë kontekst, Kryeministri i njohu ata me masat e ndërmarra nga qeveria shqiptare në këtë drejtim, si regjistrimi on line përmes sistemit One Stop Shop, e- taksa, e-dogana, prokurimet elektronike, etj.

Ndër të tjera, kryeministri i njohu biznesmenët me investimet e kryera nga qeveria shqiptare për ndërtimin e një rrjeti modern infrastrukturor në mbarë vendin, si dhe me progresin e bërë në kuadrin e iniciativës së “Shqipërisë Digjitale”.

Nga ana e tyre, biznesmenët shqiptaro-amerikanë, duke shprehur interes të madh për zhvillimet e fundit ekonomike në Shqipëri, vlerësuan arritjet e deritanishme në këtë fushë, si dhe mundësitë e mëdha për investime në sektorë të ndryshëm.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›