Fëmijët e Beatles, bashkë në një grup: Gjenerata tjetër
Një valë e re Beatlemania mund te përfshijë botën, pas një prononcimi që i biri i Pol Mekartnit ka bërë, duke njoftuar se katër nga fëmijët e anëtarëve të famshëm të rrokut janë duke shqyrtuar mundësinë të formojnë një grup së bashku.
Xhejms Mekartni, ka deklaruar për BBC-në, se ai dhe i biri i Xhon Lenonit, Shon, i biri i Xhorxh Harrisonit, Dhani dhe i biri i Ringo Starit, Zak, janë duke bluar idenë e formimit të grupit The Beatles The Next Generation.
Që të katërt kanë ndjekur hapat e baballarëve të tyre dhe kanë ndërtuar karrierë muzikore. Shon Lenon është këngëtar në Nju Jork, Dhani Harrison është anëtar i një rrok grupi në Londër, Zak është baterist, kurse Xhejms Mekartni është këngëtar dhe kitarist.