LDK e LDD nënshkruajnë marrëveshje parazgjedhore

Faik Grainca, nënkryetar i degës së LDK-së ka thënë se këto janë dy parti që i bashkon filozofia politike prandaj edhe mund të funksionojnë padyshim së bashku, ndërsa nënkryetarja e degës së LDD-së, Sinavere Rysha ka thënë se pas dorëheqjes se ish-kryetarit të komunës, Bajrush Xhemaili, LDD-ja menjëherë ka marrë masa që të përgatitet për zgjedhjet e e jashtëzakonshme në Ferizaj.
“Mirëpo, gjatë konsultimeve me kryesinë e degës në Ferizaj, e kemi parë të arsyeshme që interesin nacional ta vendosim para atij individual dhe me këtë mënyrë kemi vendosur ta mbështesim kandidatin për këto zgjedhje, Adem Salihajn”, ka thënë Rysha, siç transmeton Kosovapress.
Të pyetur nga gazetarët se nëse parashihej ndarja e posteve në marrëveshjen e nënshkruar, Grainca dhe Rysha kanë thënë se këto opsione i kanë lënë të hapura.