E Shtunë, 31 Tetor 2026

VV konfirmon kandidaturën e Topallit në Ferizaj

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Ferizaj, ka konfirmuar emrin e Faton Topallit, si kandidat për kryetar të komunës së Ferizajt, i cili do të garojë në zgjedhjet e jashtëzakonshme, të cilat do të mbahen më 29 prill të këtij muaji.

Topalli ka thënë se do të angazhohet të jap kontributin e tij në të mirë të avancimit të shërbimeve në të gjitha drejtimet për qytetarët e komunës së Ferizajt.

Pas dorëheqjes së ish-kryetarit, Bajrush Xhemaili, presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ditë më parë, ka marrë vendim që zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Ferizajt të mbahen më 29 prill të këtij muaji.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›