E Diel, 1 Nëntor 2026

Fëmijët e Beatles do rikthejnë grupin legjendar

BRITANI- Adhuruesit e grupit legjendar britanik ‘The Beatles’ do të mund të përjetojnë sërish emocionet e hiteve si: Hey Jude, Can't Buy Me Love apo Let i be pas deklaratës për media që ka bërë djali i Pol Mekartnit për mediat amerikane ditët e fundit.

Një valë e re “Beatlemania” mund ta përfshijë botën, pasi Xhejms Mekartni deklaroi për BBC-në, se katër nga fëmijët e anëtarëve të famshëm të rockut janë duke shqyrtuar mundësinë të formojnë një grup së bashku.

Xhejms Mekartni, deklaroi se bashkë me  Shon (djali i Xhon Lenonit) Dhani (i biri i Xhorxh Harrisonit), dhe Zak (i biri i Ringo Starit) po mendojnë për formimin e grupit “The Beatles – The Next Generation”.

Që të katërt kanë ndjekur hapat e baballarëve të tyre dhe kanë ndërtuar karrierë muzikore. Shon Lenon është këngëtar në Nju Jork, Dhani Harrison është anëtar i një rrok grupi në Londër, Zak është baterist, kurse Xhejms Mekartni është këngëtar dhe kitarist.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›