E Diel, 1 Nëntor 2026

Hungari, presidenti i ri më 16 prill, pas dorëheqjes së Schmitt për plagjaturë

BUDAPEST- Kryeministri hungarez konservator, Viktor Orban do të emërojë më 16 prill presidentin e ri të Republikës pas dorëheqjes së Pal Schmitt, i cili dje u përfshi në një skandal, pas akuzave për plagjaturë.

Lajmi u konfirmua nga partia në pushtet, "Fidesz".
"Ne do të shqyrtojmë të gjitha propozimet", deklaroi kreu i grupit parlamentar të partisë "Fidesz",- Janos Lazar, pas një takimi të shkurtër me partitë e opozitës dje në mbrëmje.

Parlamenti hungarez pritet të vërtetojë më vonë me një shumicë prej dy të tretash, që mban partia "Fidesz", kandidaturën e propozuar nga kryeministri. Data e votimit nuk është bërë ende e ditur, por pritet brenda 30 ditëve pas emërimit.

Presidenti hungarez, Pal Schmitt, në qendër të një skandali për plagjiaturë gjatë mbrojtjes së doktoraturës, njoftoi dje, përpara parlamentit hungarez, dorëheqjen.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›