E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fëmijët e abuzuar, tmund të denoncojnë në nr 116

Rastet e abuzimit te fëmijët mund të denoncohen nga ata vetë në numrin e telefonit 116 vënë në dispozicion të tyre. Kjo është nisma më e fundit e ndërmarrë nga UNICEF dhe Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri 

TIRANE- Fëmijët dhe adoleshentët shqiptarë tashmë mund të denoncojnë falas rastet e abuzimit ndaj tyre në numrin 116, i njëjti numër që ofrohet për këtë qëllim edhe nga vende të tjera të Evropës. Funksionimi i kësaj linje një nismë e UNICEF-it dhe Qendrës për Mbrojten e të Drejatve të Fëmijëve në Shqipëri u bë publik sot në u bë publik sot në workshopin “Rëndësia e bashkëpunimit ndërsektorial në mbrojtje të fëmijëve”.

Ministri Pollo, ka vlerësuar krijimin e linjës kombëtare për fëmijët në Shqipëri. “Nëpërmjet saj- tha Pollo, jo vetëm do ti përgjigjemi më shpejt dhe më mirë fëmijëve që kanë nevojën e kujdesit dhe mbrojtes, por do të njihemi dhe do të dëgjojmë direkt nga zërta e tyre problemet që i shqetësojnë. Duke na përgjegjësuar se këto shqetësime të reflektohen edhe në politika që do të hartohen dhe masa që do të merren”- tha zëvendëskryeministri Pollo.

Linja kombëtare do të jetë përgjegjëse për dhënien e shërbimeve në tre numra telefoni,
116 000
116 111
116 123
Për të gjithë fëmijët në Shqipëri pavarësisht nga kombësia e tyre. ajo do të jetë në dispozicion të çdo fëmije përmes këshillimit dhe ndihmës në rast emergjente 24 orë në ditë gjatë 7 ditëve të javës. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›