Fëmijët e diasporës, nxënësit e shkollës verore “Jam shqiptar” nga Zvicra vizitojnë Vlorën

Në ditën e nëntë të vizitës së tyre në Shqipëri, 20 nxënësit e shkollës verore “Jam shqiptar“ të Zvicrës udhëtuan nga qyteti muze i Beratit drejt Vlorës.
Një pjesë e tyre prekin për herë të parë nga afër monumentet dhe muzetë që kanë të dokumentuar prej momenteve kryesore historike kombëtare, siç është shpallja e pavarësisë. Emocionet janë të fuqishme:
“Prindërit kanë dashur që të shkojë në shkollë dhe të mësoj shkronjat dhe të di të lexojë“- shprehet një prej nxënësve”.
Ndërsa një tjetër shprehet që me prindërit vij çdo vit në Shqipëri, dhe qyteti që më pëlqen më shumë është Gjirokastra “
15 vjeçarja, Alina Sulejmani, e pyetur se çfarë të pëlqeu më shumë nga ky udhëtim që ke bërë në Shqipëri, ajo përgjigjet se gjithçka është e bukur dhe mbresëlënëse.
Ky është i treti vit që Agjencia Kombëtare e Diasporës në bashkëpunim me Qendrën e Botimeve për Diasporën organizojnë shkolla verore për fëmijët shqiptarë të lindur jashtë Shqipërisë. Verën e dy viteve më parë ishin fëmijë shqiptarë që jetojnë në Greqi, vjet ishin nga Italia e sivjet radhën e kishte Zvicra:
Mësuesi, Vaxhid Sejdiu u shpreh për RTSH se “ Jemi jashtëzakonisht të lumtur dhe tepër të emocionuar me këtë rrugëtim të mrekullueshëm që kemi bërë së bashku. Nxënësit shohin gjera të reja, njihen me historinë shqiptare , me kulturën dhe me identitetin shqiptar. Padyshim kjo është një mrekulli e veçantë dhe për ne.”
Shkollat shqiptare në shtete të ndryshme si Itali, Greqi, Angli, Gjermani, Zvicër, Francë e Amerikë janë një qëllim i arritur për diasporën, ndërsa vizita të tilla i shërbejnë forcimit të lidhjes së saj me rrënjët.
/rtsh.al/