E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rriten kërkesat për rafting në lumin Vjosë, dominojnë turistët spanjollë

Muaji korrik ka nisur mbarë për sa i përket zhvillimit të sportit të raftingut në lumin “Vjosa”, një nga lumenjtë e fundit të egër në Evropë. Turistët e huaj po tregojnë një interes të shtuar për këtë aktivitet aventurier në natyrë.

“Ne kemi bërë disa herë rafting. Është një ndjesi e jashtëzakonshme kur gjendesh në rrjedhën e ujit të rrëmbyeshëm”, tha një turist.

“Para se të vinim në Shqipëri, babai im pa në internet që këtu bëhet rafting dhe vendosëm të vinim. Është shumë bukur dhe i vrullshëm, na pëlqeu shumë adrenalina që përjetuam”, u shpreh një tjetër.

“Është shumë bukur këtu mes një natyre të pasur dhe ky lum që përshkruam për 2 orë më pëlqeu”, tha një turiste.

Sipas Luka Gramës, operator turistik në zonë, kërkesat për tyre ujore janë rritur ndjeshëm, me spanjollët që kryesojnë listën e turistëve të interesuar.

“Kemi pas thuajse nga çdo vend i botës. Këto ditë kanë qenë dominantë spanjollët”, tha Grama.

Ky trend pozitiv tregon potencialin që lumi Vjosa ka për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm dhe sporteve ujore, duke sjellë përfitime të ndjeshme për ekonominë lokale dhe duke rritur ndërgjegjësimin për ruajtjen e këtij ekosistemi të veçantë natyror.

Gazetare Leonida Koçi

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›