E Shtunë, 31 Tetor 2026

Femijet e emigranteve te kthyer veshtiresi ne mesime

Kristina është nxënëse e klasës së tetë e shkollës "Asdreni" në Korçë. Lexon si të jetë në ciklin e fillores.
Pas 7 vitesh kanë ardhur nga Greqia. Kanë vështirësi në gjuhën shqipe, në lexim dhe në mënyrën e të shprehurit.
Po kaq të vështira u duken edhe shkencat ekzakte, matematika dhe fizika.

Mësuesit thonë se po punohet në mënyrë të diferencuar me këtë kategori, por përshtatja e tyre nuk duket e lehtë. Të detyruar ndjekin kurse private për gjuhën shqipe.

Për drejtorinë arsimore të Korçës, ky vit akademik shënoi një fluks të paparashikuar të nxënësve që kthehen së bashku me familjet nga emigracioni dhe që po vazhdojnë arsimin 9 vjeçar dhe të mesëm.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›