Rruga e Kombit reagon Autoriteti Kombetar i Rrugeve
Pasi abc news paraqiti pamjet e gjendjes së krijuar në Rrugën e Kombit, autoriteti kombëtar i rrugëve reagoi menjëherë.
Në bashkëpunim me Firmën Marsi, sipërmarrëse e mirëmbajtjes së autostradës, u sigurua sasia prej 8 ton e asfaltit të prodhuar në Shkodër për të mbushur gropat, e riparuar dëmtimet në dy urat e segmentit Kukës-Morinë.
Po për specialistët, probleme të tilla mund të rishfaqen sërish, si pasojë e cilesisë së dobët të përdorur nga kompania maqedonase GRANIT.
Kushtet atmosferike dhe temperaturat në këto ditë nuk kanë qenë favorizuese për punime të tilla, e megjithatë u arrit që situata përkohësisht të stabilizohej në të dy urat.
Dëmtimet u shfaqën pikërisht në urën e Uzinës dhe në atë të Pobregut.
Punimet për ndërtimin e tyre u kryen nga kompania maqedonase GRANIT.
Cilesia e dobët e së cilës doli në pah nga shtresa e hollë e asfaltit dhe mos përdorimi i solucioneve lidhëse mes katramasë dhe betonit.
Gropat e krijuara specialistët i lidhin me mungesën e kësaj lidhjeje të qëndrueshme, dhe nga vibrimet qëe krijohen nga automjetet krijohen plasaritjet e asfaltit e për rrjedhojëdëmtimi tërësisht i tij.
Në të shtatë urat nga Kukësi në Morinë, nuk ka përfunduar dublimi e kalimi i automjeteve është i dyanshëm.
Përpjekjet e drejtuesve të mjeteve për të shmangur gropat u përcaktuan si favoriti kryesor i aksidenteve në ura.