Femijet e fabrikave paguhen me cmime te turpshme
Pronaret e fabrikave, kryesisht atyre te kepuceve apo veshjeve dhe tekstileve, punesojne femije ne menyre qe te mos paguajne sigurime, nderkohe qe edhe pagat qe aplikojne per ta jane shume te uleta. Keshtu, sipas te dhenave te nxjerra nga sindikatat, rezulton se nje femije i punesuar ne nje fabrike kepucesh paguhet vetem 25 leke per qepjen e tyre. Nderkohe qe normat e punes qe ata duhet te plotesojne jane te njejta me ato te te rriturve. Mesuesit e shkollave pohojne se mund te dallojne shume me lehte femijet te cilet punojne gjate dites. "Meqenese shkollat punojne me dy turne, shume nga femijet kane mundesine per te punuar. Por, ne te vertete, ky kontingjent dallohet nga te tjeret, pasi jane te lodhur dhe kane shume veshtiresi per t'u perqendruar", pohojne perfaqesuesit e Sindikates se Arsimit. Sipas tyre, ligji shqiptar lejon punesimin e femijeve mbi moshen 16 vjec, nderkohe qe ne rruget e Tiranes apo te cdo qyteti gjen femije te moshave te ndryshme qe punojne. Nderkohe qe pagesat e tyre jane te turpshme, ne krahasim me punen qe kryejne.