Serbia: Bisedime te reja me shqiptaret
Ambasadorja serbe ne OSBE, Miroslava Beham, foli dje per nje kerkese te re te Serbise per ngrirjen e pavaresise se Kosoves. Kerkesa thekson dhe vazhdimin e bisedimeve te reja mbi platformen e nje "roadmap", te ngjashme si ne rastin e zgjidhjes se konflikti izraelito-palestinez. Afro dy muaj pas pavaresise, Serbia kerkon keshtu ngrirjen e statusit te Kosoves dhe fillimin e bisedimeve te reja mes pales serbe dhe shqiptare. Baze e ketij plani, pervec statusit e Kosoves, do te ishin sipas saj edhe bisedimet per permiresimin e kushteve te jetese se popullates ne Kosove si dhe integrimi i Kosoves dhe Serbise ne BE.