Femijet, 40 mije drejt braktisjes se shkolles
Sonila Isaku
Rreth 40 mije femije jane drejt braktisjes se shkolles, per vete faktin se prinderit e tyre i dergojne te punojne. Nderkohe qe, 7 mije te tjere e kane lene plotesisht arsimin, pasi jane punesuar me kohe te plote ne pune te ndryshme. Te dhenat e Sindikates se Arsimit tregojne se keto shifra mbeten konstante, pasi cdo vit ka kontingjente te femijeve qe shkojne drejt rruges, ndersa nje numer tjeter i vogel rikthehet ne bankat e shkolles.
Ligji
Ky kontingjent i femijeve behet pre e abuzimeve seksuale dhe trafikimit, per kete arsye zv/ministrja e Brendshme, Iva Zajmi, ka propozuar qe te forcohet ligji qe mbron te drejtat e femijeve si dhe te penalizoje prinderit, te cilet i detyrojne femijet te punojne. "Duhen disa nderhyrje me serioze ne ligjin penal, ne menyre te tille qe perdorimi i punes se femijeve ne format me te keqija, qofte edhe nga prinderit, te ndalohet. Pra, te mos jete nje shkelje e legjislacionit te punes, por te jete veper penale sepse jane te ekspozuar ndaj rreziqeve me te ndryshme per t'u perfshire ne aktivitete ilegale dhe per t'u shfrytezuar seksualisht apo edhe fizikisht nga personat e rritur", eshte shprehur zv/ministrja e Brendshme, Iva Zajmi. Sipas saj, keto nderhyrje ne ligj duhen bere ne nje kohe sa me te shpejte, per te parandaluar trafikimin, i cili gjate viteve te fundit eshte me i madh brenda vendit sesa jashte tij.
Braktisja
Kushtet e veshtira ekonomike, problemet sociale dhe varferia jane shkaktaret kryesore qe i detyrojne femijet te punojne ne moshe te mitur. "Numri i femijeve, te cilet kane braktisur shkollen eshte 6 deri ne 7 mije, ndersa i atyre qe jane ne rrezik eshte rreth 40 mije nxenes", eshte shprehur kryetari i Sindikates se Arsimit, Xhaferr Dobrushi. Sipas tij, nivelet e braktisjes mbeten te njejta pavaresisht projekteve te ndryshme qe behen per rikthimin e tyre ne bankat e shkolles. Kjo per vete faktin se cdo dite ka femije te cilet i drejtohen rruges per te punuar ne lavazhe, shites rruge apo fabrika.