E Shtunë, 31 Tetor 2026

Femijet e konflikteve, HRW kritikon Greqine

Organizata Human Rights Watch ka kritikuar autoritetet greke se shkelin detyrimet e konventave nderkombetare per mbrojtjen e femijve te mitur emigrante ose azilkerkues, qe vijne nga zonat me konflikte.

Kritikat u bene ne raportin “Te braktisur ne mbijetese”. Rreth 1000 femije, emigrante apo azilkerkues kane hyre gjate vitit 2008 ne Greqi. Ata kane mberritur ketu te pashoqeruar nga prinder apo kujdestare, te detyruar nga kushtet e renda te konflikteve luftarake ne vendet e tyre si Afganistan, Somali dhe Irak.

“Detyrohen nga tutore te kryejne pune te veshtira, te lypin e shume prej tyre te flene jashte ne parqe. Nje numer i panjohur i femijeve mund te jene trafikuar”, theksohet ne raport. Shpesh mbajtja e tyre ne burgje bashke me te rriturit i ka ekspozuar ndaj keqtrajtimeve dhe abuzimeve te policise.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›