E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaci: BDI shkeli dinjitetin e shqiptareve

Kryetari i PDSH, Menduh Thaci i ka kerkuar llogari partise shqiptare ne qeveri, BDI, per bastisjet dhe arrestimet e fundit te dhjetra shqiptareve nga policia maqedonase.

Thaci ka deklaruar se BDI ka shkelur dinjitetin e shqiptareve dhe se per kete ka informuar edhe faktorin nderkombetar.

“Ne kohen kur festohej 100 vjetori i alfabetit te gjuhes shqipe, mbi 2 mije familje shqiptare jane shkelur nga cizmet e njesive speciale maqedonase. Gjithashtu, ne kohen kur po hapej muzeu i lirise, dhjetra shqiptare jane arrestuar e me pas keqtrajtuar nga policia”, ka pohuar Thaci.

Kryetari i PDSH-se ka shtuar me tej se shqiptaret e Maqedonise do te reagojne ndaj ketyre veprimeve, permes manifestimeve dhe protestave paqesore.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›