Thaci: Strukturat serbe do perballen me ligjin

“Ne do te bisedojme me te gjithe njerezit, por kurresesi me ata njerez qe shkelin ligjin. Ata do te ballafaqohen vetem me ligjin”, ka pohuar Thaci ne nje interviste per “REL”.
I pyetur lidhur me planin 6 pikesh dhe kerkesave te vazhdueshme te Beogradit per implementimin e tij, kryeministri eshte pergjigjur se ky plan per qeverine e Kosoves eshte inekzistent.
“Gjashte pikeshi nuk ekziston. Ai nuk ekziston ne asnje dokument, ne asnje tryeze dhe as ne fjalorin e politikaneve. Ai nuk eshte prioriteti yne dhe as i nderkombetareve”, ka nenvizuar Thaci.
Me tej shefi i qeverise kosovare ka shprehur bindjen e tij se me shtrirjen e misionit EULEX ne te gjithe territorin, ne Kosove do te mbizoteroje ligji dhe ka theksuar se pakica serbe do te integrohet ne shoqerine dhe institucionet kosovare.
“Pas 9 vjet pritje, autoriteti civil nderkombetar ka filluar ushtrimin e autoritetit ne veri te Mitrovices. Se shpejti do te ushtrojne autoritetin edhe institucionet legjitime te Kosoves dhe nuk do te kete me struktura paralele. Do te kete integrim te komunitetit serb ne shoqeri dhe ne institucionet kosovare”, ka shtuar Thaci.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code