“Femijet e tij”, hidhet shorti i dyte
Tirane - Tre te pandehurit e akuzuar per “marredhenie seksuale me dhune me te mitur”, do te gjykohen nga gjyqtari Gert Hoxha. Ceshtja e Dino Christdoulu, Robin James Arnold dhe David Braun eshte hedhur serish ne short dhe i ka rene per gjykim gjyqtarit Hoxha. Menjehere pas kerkeses se bere nga i pandehuri Janaq Papaleka, i cili akuzohej ne kete dosje per vepren penale te “moskallezimit te krimit”, gjykata vendosi ndarjen e proceseve. Nderkohe qe Papaleka gjykohet ne gjendje te lire. David Braun eshte arrestuar gjate fundit te vitit 2005 per abuzime me qendren “Femijet e tij” dhe dhune seksuale se bashku me dy bashkatdhetare.
R.C