E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ushtaraket e “Ciklonit” ne gjykate

Redinalda Caushaj
Trafiku i armeve dhe municioneve ne linjen Kosove-Shqiperi perfundon ne Gjykaten e Krimeve te Renda. Prokuroria mbyll hetimet per dy operacionet e koduara “Cikloni” dhe kerkon denimin e nente personave te pandehur per kete ceshtje, pjesa me e madhe e te cileve ushtarake. Kerkesa per gjykim eshte derguar diten e djeshme ne Shkallen e Pare te Krimeve te Renda dhe pritet te hidhet shorti per trupin gjykues. Te ndaluarit akuzohen per veprat penale te “trafikut te armeve e municioneve ne bashkepunim me njeri-tjetrin” dhe “shperdorim i detyres”. Aksionet jane kryer me 17 shkurt dhe 22 mars te ketij viti, ndersa u ndaluan nente persona te dyshuar. Prokuroria e ka ndare dosjen ne dy pjese, ndersa po kryen ende hetime per pjesen e trete te “Ciklonit”.
Sipas dosjes se hetuar nga nje grup prokuroresh te Krimeve te Renda, me 22 mars te ketij vitit, i pandehuri Medi Hasani, me detyre shofer ne repartin ushtarak nr. 4460, ne Helmez-Peze te Tiranes, i ka blere nje sasi municioni te pandehurit Gramoz Bendo, magazinier prane repartit ushtarak nr. 4453, ne fshatin Mbreshtan, ne Berat. Biseda e tyre e pergjuar eshte zbardhur nga grupi hetimor dhe mesohet se Medi Hasani ka kerkuar bashkepunimin e Arif Mates, me detyre oficer me graden major, prane repartit ushtarak nr. 4460, ne Helmez-Peze dhe Pajtim Lamajt, shofer prane te njejtit repart. Ne kerkesen per gjykim behet e ditur se i pandehuri Gramoz Bendo, pasi ka siguruar sasine prej 54 mije cope fishekesh luftarake te paketuara ne 90 pako metalike, duke shperdoruar detyren ka kerkuar ndihmen e Nasi Strori, per t’i fshehur ne nje gurore gelqereje prane Ures Vajgurore, ne Berat. Diten e arrestimit te pandehurit Medi Hasani, Arif Mata dhe Pajtim Lamaj, jane nisur ne drejtim te Ures Vajgurore dhe Mata kishte siguruar me ane te mashtrimit nje autorizim nga komanda e repartit per automjetin tip kamion, me targa U1166, i cili drejtohej nga Lamaj. Shitja e municioneve do te behej ne vendin e quajtur Fier-Shegan dhe me pas do te trafikoheshin per ne Kosove.
Operacioni “Ciklon 1”, qe ishte zhvilluar pese dite me pare, pra me 17 mars te vitit 2007, kishte per objekt goditjen e nje linje trafiku te armeve anasjelltas, pra nga Kosova ne drejtim te Shqiperise. Prokuroria ka zbuluar se te pandehurit Bashkim Dervina dhe Bujar Doku kane futur ne Shqiperi nje sasi armesh te tipit pistolete te markes “Mini Blou”. Sipas dosjes, 6 pistoleta jane shitur tre here rresht. Fillimisht, Bashkim Dervina ia ka shitur te pandehurit Fillim Palushi. Nderkohe qe ky i fundit ia ka shitur me pas Ardit Manes. Ne hetime rezulton se me daten 31 shkurt te ketij viti, dy te pandehurit kane hyre ne piken kufitare te Qafe Morines me automjetin tip “Benz”, me targa TR2785H. Nje dite me pas jane rikthyer serish nga e njejta pike kufitare, nderkohe qe dyshohej se me vete mbanin nje sasi prej 22 pistoleta, 20 prej tyre te tipit “Mini Blou” dhe dy te tipit “Bereta”. Gjate kontrollit te baneses, Dervines i jane gjetur edhe 200 gr. kanabis sativa.

Te pandehurit:
“Ciklon 1”
Bashkim Dervina
Bujar Doku
Ardit Mana
Fillim Palushi

“Ciklon 2”
Medi Hasani
Gramoz Bendo
Arif Mata
Pajtim Lamaj
Nasi Strori

Akuzat:
“Trafikim te armeve dhe municioneve”
“Trafikimit te armeve dhe municioneve me shume se nje here te kryer ne bashkepunim”
“Prodhim dhe mbajtje pa leje te armeve dhe municioneve luftarake”
“Shperdorim, shkaterrim ose demtim te pasurise ushtarake”
“Moskallezimit te krimit”
“Prodhim dhe shitje te narkotikeve”

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›