E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vjedhin anglezin, kerkohen autoret

ELBASAN - Nje shtetas britanik ka denoncuar dje ne Komisariatin e Elbasanit se persona te panjohur kane hyre naten ne banesen e tij, duke i vjedhur nje sasi sendesh me vlere. Burime te policise se Elbasanit thane dje se vjedhja eshte konstatuar ne banesen e 50-vjecarit Nikolas Uakeley, i cili jeton me qira ne qytetin e Elbasanit. Ne vendin e ngjarjes eshte derguar grupi hetimor. Uniformat blu kane konstatuar se mbremjen, duke u gdhire dita e djeshme, persona ende te paidentifikuar, pasi kane kaluar murin rrethues te baneses private, jane futur ne shtepi, ku kane vjedhur kater karta bankare, te cilat anglezi i kishte lene ne nje portofol, si dhe nje aparat incizimi, vlera e te cilave eshte rreth 15000 leke te reja.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›