E Diel, 1 Nëntor 2026

'Fëmijët e tij', prokuroria: Dënim me burg 2 anglezëve

TIRANË- Dënim me burg ka kërkuar sot Prokuroria për dy anglezët e akuzuar për pedofili në qendrën "Fëmijët e tij" që administrohej nga David Braun në Tiranë.

Në seancën e sotme, është dhënë pretenca, gjatë të cilës prokuroria ka kërkuar dënimin me 22 vite burg të akuzuarin Dino Kristodulos dhe 17 vite burgim për Robin Arnold.

Sipas akuzës mbi ta rëndon vepra penale e kryerjes së marrëdhënieve seksuale me të mitur. Dy anglezët janë ekstraduar në vitin 2006 nga Britania ndërsa administratori i qendrës ku 2 anglezët punonin, David Braun u dënua me 20 vite heqje lirie.

Gjatë seancave të mëparshme kanë qenë vetë fëmijët e qendrës që kanë dëshmuar se janë dhunuar seksualisht nga të akuzuarit dhe nga administratori, që tashmë është dënuar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›