E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fëmijët me probleme, miqësore me Dinamon

Fushata

Në kuadër të Fushatës Globale të Edukimit: “1 Gol për Edukimin – Edukim për të gjithë”, fëmijët me mundësi të kufizuara për t’u arsimuar kanë zhvilluar një miqësore me të rinjtë profesionistë të klubit Dinamo. Fushata e organizuar nga FIFA, FSHF, Ministria e Arsimit dhe “World Vision”, vazhdon aktivitetet ndërgjegjësuese për arsimimin përpara Botërorit 2010 në Afrikën e Jugut. Në këtë takim, përveç fëmijëve nga e gjithë Shqipëria, të cilët kishin udhëtuar me qindra kilometra për t’u solidarizuar dhe ngritur zërin për bashkëmoshatarët e tyre që nuk shkojnë në shkollë, si edhe për një arsimim sa më cilësor, i pranishëm ishte edhe sekretari i federatës, Eduard Prodani. Përveç ndeshjes në kryeqytet, e cila u mbyll në barazim 3-3, aktivitete të tjera sportivo–artistike janë zhvilluar edhe në qytetet kryesore të vendit.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›