Fëmijët në festë me ABC-në, emocionet e vogëlushëve në festën e Abetares

Dita Ndërkombëtare e fëmijëve është festuar nga më të vegjlit në bankat shkollës me librin e parë të përfunduar, Abetaren. Para prindërve dhe gjyshërve ata kanë shpalosur me emocion dijet në gjuhën e bukur shqipe që aq shumë konkurrohet nga gjuhet e huaja.
Më të vegjlit e bankave te shkollës gëzuan bashkë me festën e tyre, edhe mbarimin e një prej librave më të paharruar, Abetaren. Gëzim dhe shume emocione shfaqën vogëlushet e shkollës Edith Durham para prindërve e gjyshërve duke treguar me krenari se çfarë mësuan
Mësuesja e klasës së parë nuk harrohet. Me shumë durim dhe lodhje ato ja dolën ti bëjnë fëmijët flasin e shkruajnë bukur shqipen që aq shume konkurrohet nga gjuhet e huaja
Në fund certifikata që ata marrin në duar është momenti më i bukur e ku lart
Atmosferë artistike, plot ngjyra dhe emocion përcollën edhe tek vogëlushët e shkollës Servete Maçi.
/rtsh.al/