E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Projektligji për strehimin social, Harizi: Ligji rrit çmimet e banesave, kostot i kalojnë blerësit

Dje në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave u diskutua Ligji për Strehimin Social. Për ministren Ibrahimaj ky ligj adreson nevojën e familjeve të reja për strehim ndërkohë që për Shoqatën e Ndërtuesve ndryshimet e reja ligjore do të vendosin në vështirësi shoqëritë e ndërtimit duke rritur gjithashtu çmimet banesave.

Në komisionin e Ekonomisë u prezantuan ndryshimet e ligjit “Për strehimin social”.

Për përfaqësuesit e qeverisë këto ndryshime synojnë adresimin e nevojës së familjeve të reja për strehim dhe krijimin e më shumë mundësive për familjet e reja në ndërtimin e të ardhmes në vendin e tyre.

Nga ana tjetër Shoqata e Ndërtuesve ka rezervat e saj sa i përket draftit.

Kompensimi me 3% për banesat sociale nga ana e ndërtuesve është i pamundur në çdo ndërtesë. Sipas Harizit duhet të përfshihen edhe objekte të tjera jashtë qyteteve.

Nga ana tjetër likujdimi financiar ne 3% do të vendose në vështirësi shoqëritë e ndërtimit.

Gjithashtu për Harizin ligjvënësi nuk ka dhënë asnjë justifikim për trajtimin e pabarabartë dhe diskriminues të shoqërive ndërtuese në raport me subjektet e tjera private fitimprurëse apo sektorin tjetër privat që operon në Republikën e Shqipërisë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›