Femijet qe shesin per familjen

Nje dite ne jeten e nje tregtari ambulant 12-vjecar. Mes punes se perditshme dhe barres per mbajtjen e familjes
Transporti Publik ne Tirane ka hallet e veta vonesa mbingarkeses higjiena etj. etj. Por kohet e fundit duket se listet se gjate te problemeve i eshte shtuar edhe nje tjeter. Femijet endacake qe shesin artikuj te vegjel brenda autobusit. Kapese rrobash leukoplaste qese plastike. Madje ka edhe nga ata qe provojne fatin duke u perpjekur te shesin ne urban edhe aromatizues makinash. Urbani nuk eshte tregu i tyre i qendrueshem aty dalin te punojne gjate oreve te pikut atehere kur edhe numri i udhetareve eshte shume i madh. Xhiron e pare ne autobus e bej nga ora tete e mengjesit - tregon Samueli 12 vjec. Hipi ne stacionin qe kam afer shtepise prane 21 Dhjetorit dhe zbres te tregu i madh. Se aty shes gjate dites. Por biznesi ne kete ore te mengjesit nuk i ecen pothuajse fare. Ndodh qe ndonje zonjushe ti kete vrare kemben kepuca dhe blen nje pako leukoplast. Ne fakt nuk blen nje por pese pako per 100 lek. Sepse kjo eshte oferta e dites.
Samueli nuk eshte i vetmi femije qe ne oren tete te mengjesit nuk ulet ne bankat e shkolles por nis aktivitetin e tij si tregtar. Ne rruget dhe tregjet e Tiranes sheh me dhjetera femije te tille qe tregtojne cikerrima. Dikush per ti ardhur ne ndihme familjes e te tjere per te ndare leket me familjen.
Nje dite biznesi
Si te tjere moshatare te tij qe merren me kete biznes edhe Samueli del nga shtepia ne mengjes heret. Hipen ne urban dhe niset drejt Tregut Industrial. Nga shtepia e tij deri ne treg jane gati 10 stacione dhe gjate kesaj rruge ai perpiqet te shese dicka. A deshironi te blini nje leukoplast. Pese cope nje mije lek. - Jo faleminderit - refuzoi nje grua ne menyre te sjellshme dhe shtyhet mes njerezve per te gjetur nje vend ku mund te mbahet ne autobusin e stermbushur. Me pas pyetja perseritet dhe perseri degjon nje refuzim. Keshtu ndodh cdo dite. Rralle ndodh te shes dicka ne mengjes - thote ai. Ne stacionin prane tregut hidhet me te shpejte nga autobusi dhe po me te njejten shpejtesi kalon rrugen e madhe. shte ora 840 e mengjesit dhe ai ka nisur punen e perditshme. Refreni eshte po i njejti. Deshironi leukoplast.
Rreth ores 10 te paradites frytet e punes permblidhen ne dy ose tri pako te shitura. shte koha per te ngrene mengjesin i cili perbehet nga nje byrek 30 lekesh qe e blen tek tregtari ambulant. Puna vazhdon. Deri me mesdite ai shetit te gjitha rrugicat e tregut. Nje here pastaj rikthehet prape e prape. Ne mesdite duhet ndryshuar serish vendi i shitjes. Samueli hipen ne Unaze dhe fillon te pyese udhetaret nese deshirojne leukoplast. Nuk arrin te punoje as dy stacione pasi pasi fatorinoja e nxjerr nga autobusi. Nuk ishte hera me fat. Ai pret ne stacion autobusin tjeter. Ketu ka pak me shume fat. Arin te shes nje pako. Autobusi vazhdon te ec dita po ashtu. Ka ardhur pasditja dhe Samueli thote se do te shkoje ne shtepi te haje dreke ne oren 1500. Del nga autobusi ne po te njejtin stacion ku kishte hipur ne mengjes. Aty thote se do te hip serish pas dreke. Do te beje nje tjeter xhiro biznesi dhe do te zbres ne Bllok. Ne darke aty ka me shume njerez - thote ai duke buzeqeshur.
Familja
Duket sikur familjet e ketyre vogelusheve kane dale nga libri Te mjeret i Viktor Hygo. Njerez te varfer qe sakrifikojne femijet e tyre per nje dore para. Nena e Samuelit eshte nje 36-vjecare qe nuk punon. Qendron ne shtepi dhe nikoqir ato pak lek qe i sjellin femijet dhe bashkeshorti i cili nuk ka nje pune te qendrueshme por cdo dite del me shpresen se do te gjeje dicka per te bere. E gjithe ekonomia e kesaj familjeje varet nga leket qe cojne ne mbremje femijet. Samueli dhe motra e tij 9-vjecare. Ajo eshte e vetmja qe shkon ne shkolle eshte ne klase te katert. Pasdite del te shese me te vellane bajamet e pjekura qe ia ka pergatitur paradite e ema nga te cilat nuk con ne shtepi me shume se 1 mije lek. I vellai kalon me shume kohe rrugeve dhe leket qe con ai ne shtepi jane rroga e familjes. Ka raste qe coj edhe 7 mije lek ne shtepi. Po ato jane te rralla - thote. Me leket qe sjellin femijet dhe me 6 mije lek ndihme ekonomike qe merr ne muaj kjo familje shtyn ditet e saj ne qytetin e madh. Nuk eshte e vetmja familje ne Tirane qe gjendet ne keto kushte. Samueli ka me dhjetera shoke si ai me te cilet shpenzon kohen e punes dhe ate te lire. Pothuajse te gjithe e kane braktisur shkollen. Kush me vone e kush me heret asnjeri prej tyre nuk e ka perfunduar arsimin baze 9-vjecar. Me kot mundohet Ministria e Arsimit te vendose gjoba per ata qe nuk shkojne ne shkolle me kot mundohet Ministria e Punes dhe eshtjeve Sociale te ndertoje programe per heqjen nga rruga te ketyre femijeve. Perballe urise eshte e sigurt se keta femije do te gjejne nje menyre per te mbijetuar dhe prinderit e tyre do te kene perhere ne qafe gurin e pendeses per femijerine e munguar te bijve te tyre.
Samuel eshte nje emer i perdorur nga redaksia per shkak te moshes minorene te djalit
Shifra CRCA
50 mije femije punojne ne gjithe Shqiperine
3 neper ndermarrje
Lypsa 800 vetem ne Tirane
Tirane 500 nxenes kane braktisur shkollen
Ne bote
250 milione femije punojne
10 milione femije punojne ne ambientet e shtepise
Shifra Instat
9.8 per qind e femijeve te moshes 6-14 vjec jane te perfshire ne pune
0.3 per qind e femijeve punojne ne zonat urbane
Ne zonat rurale punojne 16 per qind e femijeve te moshes 6-14 vjec.