E Shtunë, 31 Tetor 2026

Demokratet refuzojne transparencen post-zgjedhore

Mazhoranca paraqiti nje draft-marreveshje te re ku merrej parasysh vetem nje nga kater kushtet qe vendosi opozita
Partia Socialiste nuk pranon te nenshkruaje marreveshjen. Nenshkruajne demokratet dhe aleatet e tyre LSI dhe PR

Tirane - Mungesa e dy negociuesve kryesore nga ana e opozites Gramoz Ruci per PS-ne dhe Vangjel Dule per PBDNJ-ne paralajmeroi deshtimin e negociatave midis mazhorances dhe opozites. Pavaresisht se kishin kaluar kater dite nga fillimi i bisedimeve ndermjet paleve qe duhet te konkludonte me nenshkrimin e nje marreveshjeje per rritjen e besimit ndermjet partive para zgjedhjeve vendore palet nuk arriten qe te bien dakord ne nje pike tek transparenca post-zgjedhore.


Socialistet kerkojne mundesine e hetimit te materialeve zgjedhore ne cdo kohe pas dates se zgjedhjeve nese eventualisht do te ngrihen dyshime per procesin pike per te cilen demokratet ashtu si edhe ne zgjedhjet e kaluara parlamentare nuk duan te negociojne. Edhe ne takimin e trete palet i paraqiten njera-tjetres propozime te reja. Partia Demokratike nga ana e vet paraqiti nje marreveshje perfundimtare me 22 pika ku ne asnje rresht te saj nuk shkruhej per transparencen post-zgjedhore. Ne dokumentin e pergatitur nga PD ishte perfshire vetem nje kerkese e socialisteve ajo per listat e zgjedhesve gje qe ne fakt eshte nje detyrim qe e percakton vete Kodi Zgjedhor.


Qendrimet
Partia Socialiste refuzoi te nenshkruante dje marreveshjen parazgjedhore te ofruar nga demokratet. Vetem PD PR LSI dhe PDIU nenshkruan draftin 22 pikesh qe rregullon marredheniet mes subjekteve politike dhe KQZ per zgjedhjet e 8 majit. Pas kater dite negociatash intensive ndermjet paleve perseri demokratet nuk kane pranuar nje nga kerkesat kryesore te opozites ate te hapjes se kutive te votimit ne rast te dyshimeve per procesin e 8 majit. Per socialistet mosplotesimi i kesaj garancie para zgjedhore eshte i papranueshem dhe per rrjedhoje perfaqesuesi i vetem i saj nuk pranoi qe te nenshkruante marreveshjen duke u larguar nga mbledhja e zhvilluar ne mjediset e Kuvendit.


Deputeti socialist Damian Gjiknuri theksoi se hetimi ne cdo kohe i kutive te votimit ishte i vetmi ndryshim ne Kod qe propozuan socialistet. Ne menyre intensive kemi komunikuar me PD-ne duke insistuar per elementet me esenciale qe kane te bejne me transparencen post-zgjedhore se ndonje nderhyrje ligjore do te ishte e nevojshme per procesin. do ndryshim ligjor nuk ka te beje me procese te filluara. Behet fjale per ndryshime ligjore qe impaktin e kane 4-5 muaj me vone.


Transparenca post-zgjedhore ka qene nje nder kerkesat kryesore. Jemi pro zbatimit te Kodit por nuk mund te nenshkruajme nje marreveshje qe nuk adreson themelin e mospajtimit politik mes nesh - theksoi perfaqesuesi i PS-se Gjiknuri ne tryezen e partive politike. Por nuk ishin i ketij mendimi demokratet te cilet e interpretojne marreveshjen qe propozuan vete si nje garanci per zgjedhjet e 8 majit qe sjell rritjen e besimit ndermjet paleve. Kreu i grupit parlamentar Demokrat Astrit Patozi deklaroi se refuzimi i nenshkrimit te marreveshjes prej socialisteve ishte nje qendrim sipas tij i paracaktuar qe nuk i sherben qellimit te mire per zgjedhje te lira e te ndershme.

Kjo marreveshje kishte si qellim te jepte nje garanci te plote per zgjedhje normale qytetare nje proces korrekt dhe nje produkt. Por pavaresisht refuzimit te vendosur nga PS-ja institucionet e vendit dhe zgjedhesit do te arrijne objektivin per zgjedhje te lira ne 8 maj. Ne mbetemi te hapur per dialog me opoziten dhe te gjejne zbatim ne Kodin Zgjedhor ne perputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR - u shpreh Patozi.

Tryeza
Mbledhja ne te cilen palet do te diskutonin para nenshkrimit te marreveshjes filloi me nje ore vonese per shkak te angazhimit te paleve. Mazhoranca pati nje perfaqesim te plote ne kete mbledhje duke shkuar me Astrit Patozin Oerd Bylykbashin Arjan Madhin dhe Luan Ramen ndersa opozita u paraqitet vetem me ekspertin e saj Damian Gjiknuri. Kreu i grupit parlamentar Socialist Gramoz Ruci dhe kreu i PBDNJ-se Vangjel Dule nuk ishin te pranishem. Une jam ketu ne emer te PS-se dhe ju kerkoj ndjese edhe per mosprezencen e z. Ruci qe ndodhet ne nje ceremoni mortore perkujtimore ironikisht per vrasjen e nje deputeti dy vjet me pare tamam para fushate gje qe ne njefare menyre eshte nje ekografi per te treguar se problemet me zgjedhjet ne Shqiperi dhe vete klima parazgjedhore ka ndikim te drejtperdrejte ne fatin e zgjedhjeve dhe ne mbarevajtjen e tyre - sqaroi deputeti Gjiknuri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›