E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parate false Dokle Financat duhet te kishin dhene alarmin

Deputeti Namik Dokle denoncoi sot futjen ne qarkullim te eurove dollareve fals dhe se fundi edhe te kartemonedhave shqiptare te falsifikuara. Sinjalizimet per kete trafik kriminal jane te shumta sidomos nga zonat rurale dhe zonat periferike te qyteteve te vendit si Tirana apo Durresi. Jane po ashtu te shumta sinjalizimet per arsyen perse po futen ne Shqiperi keto para ne prag te zgjedhjeve lokale te 8 majit per te blere votat e shqiptareve u shpreh Dokle.

Deputeti tha se qeveria false pasi ka perzgjedhur brenda saj kandidate fals tani po perdor edhe para false. Dokle e cilesoi futjen e parave false si tentativen me te fundit te Sali Berishes per te manipuluar zgjedhjet duke abuzuar me varferine e qytetareve shqiptare.
shte nje tentative e turpshme per ti mashtruar e vjedhur shqiptaret dy here. Njehere duke u blere voten. Dhe njehere duke perdorur ne kembim para false. Parate e pista te vjedhjes korrupsionit e kontrabandes po perdoren nga regjimi i Saliut per te blere e per te trembur median. Nderkohe qe parate false po perdoren per manipulimin e rezultatit te zgjedhjeve duke blere vota per kandidatet e tij.

Deputeti permendi edhe faktin qe ende Minsitria e Financave por edhe Ministria e Brendshme nuk kane dhene alarmin dhe as kane nisur hetimet lidhur me hyrjen ne treg te parave false. Heshtja e ketyre institucioneve eshte vertetimi me i qarte se eshte vete pushteti ai qe po e organizon kete trafik perfundoi Dokle.

Redaksia Online
Arlinda Gjypi



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›