E Shtunë, 31 Tetor 2026

Femrat më të paguara në Hollywood

Në botën e industrisë filmike rinia dhe bukuria janë faktorët vendimtarë për karrierë të suksesshme. Kohët e fundit jemi dëshmitarë të sukseseve të artisteve të reja si Jennifer Lawrence dhe Kristen Stewart të cilat kanë marrë botën e showbiznesit.

Megjithatë revista “The Hollywood Reporter” shkruan se në listën e artisteve më të paguara është Cameron Diaz e cila ka kaluar moshën 40 vjeçare dhe se në industrinë e filmit ende mbretërojnë divat e brezit më të vjetër .

Pra, në vendin e parë të artisteve më të paguara gjendet Cameron e cila e ka rritur edhe mirë llogarinë e vet bankare me filmin “Mësuesi i keq”.

Për rolin në këtë film ajo ka marrë 42 milionë dollarë, në vend të 15 sa ishin planifikuar ndërsa i gjithë filmi kishte kishte kushtuar gjithsej 20 milionë dolarë.

Pas Cameron në listë është Sandra Bullock (48), e cila ka marrë 10 milionë dollarë për filmin “Shkathtësia” e e njohura Meryl Streep (63) është në vendin e tretë me 6 milionë dollarë për filmin “Mëlmesë për martesë”

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›